Vetëvendosje del nga mbledhja, komisioni nën presion të Thaçit dhe Faith

Vetëvendosje del nga mbledhja, komisioni nën presion të Thaçit dhe Faith
PRISHTINË- Në komisionin e për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, janë shqyrtuar sot disa ndryshime në Projektligji per Qendrën Historike të Prizrenit.
Sipas këtij projekt ligji, Kisha ortodokse serbe me seli ne Beograd, ka për të pasur të drejtën e vetos për zonën rreth këtyre objekteve, e kjo zonë e përfshin edhe qendrën e qytetit.
Sipas këtij projektligji Kisha ortodokse do vendos për leje ndërtimi, per rruget dhe cfarëdo vendimi për planin urbanistik të Prizrenit.
Përfaqësues të Vetëvendosjes kundërshtojnë ndryshimet në projektligj. Sipas tyre , kisha ortodokse në Kosovë nuk duhet të trajtohet si serbe, pasi kishat janë që nga koha e Bizantit, por njëkohësisht feja nuk ka lidhje me kombin.

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu deklaroi në mbledhjen e sotme të komisionit se "kryeministri Hashim Thaçi dhe Shefi I ICO-se Piter Faith po ushtrojnë presion të hapur dhe ky projektligj është kryekëput politik".
Si Thaci ashtu dhe Feith ishin të pranishëm në komision. Nga ana e tij Shefi i ICO-së (Zyra Civile Ndërkombëtare), ka mohuar se është ushtruar presion ndërsa Kryeministri Thaci nuk ka dashur të flasë.

Komisioni ka propozuar që në këshill të qendrës historike të Prizrenit, të jenë 6 përfaqësues të shoqërisë civile, ekspert të trashëgimisë kulturore, dhe një përfaqësues I komuniteteve nga kuvendi komunal I Prizrenit, ndryshe nga ç`ishte propozimi I ardhur nga qeveria që ky këshill të përbëhej nga përfaqësuesit fetar. Gjithashtu është hequr paragrafi 4 i nenit 18, që ka të bëjë me veton e kishës ortodokse serbe. Pra kjo kishë sipas komisionit do ta ketë të drejtën vetëm mbi këtë institucion.

I pakënaqur më me ecurinë e këtij projektligji, në mënyrë demonstrative ka lëshuar mbledhjen deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu. Ai tha se ligji është i ndikuar politikisht dhe si i tillë bënë instrumentalizimin e trashëgimisë në bazë nacionaliste.

“Ligji për Prizrenin është i ndikuar politikisht. Trashëgimia kulturore është tepër e ndishme dhe nuk guxohet të instrumentalizohet mbi baza nacionaliste, sepse instrumentalizimi mbi baza nacionaliste sjellë ndarje dhe gjakderdhje sikurse ka ndodhë tek ne”, tha Aliu.


Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar edhe ditët e para kur Faith dhe Thaçi ishin prezent në punën e Komisionit me datë 23 dhe ku larguan edhe mediat nga mbledhja edhepse është e rregulluar me rregulloren e Kuvendit që mbledhjet e komisioneve janë të hapura për media. 

 "U bë presion për ndryshim të amendamenteve të miratuara më parë në këtë komision për Projektligjin për Fshatin Hoçë e madhe. I tërë procesi ishte në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku sipas nenit 57, pika 3, edhe qeveria ka të drejtë të bëjë amendamente, por vetëm 2 javë pas miratimit të projektligjit në lexim të parë", kishin thënë Vetëvendosje në konferencë një për media. 

Deputeti Liburn Aliu tregon që gjatë mbledhjes, mbi komisionin u bë presion, ishin caktuar pauzat dhe kohëzgjatja e tyre nga kryeministri Thaçi, dhe për çdo amendament që u hodh në votim duhej shikuar (përfshirë edhe kryeministrin) nga, Pieter Feith,(PCN) për aprovim.

Edhepse gjatë diskutimit ata (Ministri Gashi, Kryeministri Thaçi dhe Pieter Feith) kishin pranuar argumentet e dhëna nga deputetët, në procesin e votimit ishin ata që vendosën nëse një amendament do të kthehet, do të ndryshohet dhe për më tepër si do të ndryshohet. 

Komisioni do të mblidhet sërish për të votuar amandamentet e këtij projektligji.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate