Vetëvendosje demanton Top Channel

Vetëvendosje demanton Top Channel
Një ditë pas publikimit në media të një pjese të intervistës së kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për TV Top-Channel, Lëvizja VETËVENDOSJE! sqaroi se titulli i intervistës, që është nxjerr nga ky televizion nuk i përgjigjet fjalëve të thëna të Kurtit dhe se titulli është nxjerr jashtë kontekstit.

Albin Kurti nuk ka kërkuar që Shqipëria të përfshihet në dialogun mes Kosovës e Serbisë, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes, duke shtuar se titulli i dhënë nga TCH deformon komplet mesazhin politik që e përçon kjo intervistë. Për këtë arsye Vetëvendosje e ka dërguar pjesën e intervistës kontestuese, për të shmangur çfarëdo keqkuptimi.

Në intervistë Kurti ka thënë se Tirana zyrtare ka obligim kushtetues për të gjithë shqiptarët jashtë kufijve administrativ.

“Kosova ka arritur deri këtu si rezultat i sakrificave dhe rezistencës në emër të kombit. Për rrjedhojë, pavarësia e Kosovës duhet të jetë në funksion të kombit. Unë e kuptoj qeverinë e Shqipërisë që nuk mban dot qëndrim më radikal se qeveria e Kosovës, por mendoj që Shqipëria ka obligim kushtetues për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve administrativ të Republikës së Shqipërisë”, deklaroi Kurti.

Kurti kritikoi kryeministrin Thaçi se do të hyjë në dialog me ish-bashkëpunëtorët e Millosheviçit. Në reagimin opozitar, ai nuk i përjashton as protestat.

“Fundi i mbikëqyrjes nuk po e bën Kosovën sovrane. Protektorati ndërkombëtar tani do të hyjë brenda institucioneve të Kosovës. UNMIK-u, KFOR-i dhe EULEX-i do të jenë të gjitha këtu”, tha Kurti, i cili shkoi edhe më tej, duke thënë: “Besoj se kjo është pjesë e një skenari ku Kosova do futet në bisedime politike me Serbinë, pa kushte.

Qeveria e ka bërë Kosovën si pazar, pasi e konsideron atë si mall të vjetër”, theksoi kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga