Vetëvendosje: Evropianët ishin të dizinformuar mbi qëndrimin tonë

Vetëvendosje: Evropianët ishin të dizinformuar mbi qëndrimin tonë
Nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!,  Shpend Ahmeti, në një intervistë për gazetën “Koha Ditore”, ka komentuar vizitën e Albin Kurtit që e kishin në Bruksel ditë më parë dhe se ishte habitur që zyrtarët evropianë ishin të dezinformuar lidhur me atë që mendon dhe paraqet Vetëvendosja.

Ai ka shtuar se kjo vizitë ua ka hequr mjegullën për Vetëvendosjen përfaqësuesve të institucioneve evropiane, pasi sipas Ahmetit evropianët mendonin se Vetëvendosja ishte kundër hyrjes së Kosovës në BE.

Shpend Ahmeti ka thënë se ambasadorët e huaj në Kosovë, nuk po sillen në vendin tonë, siç sillen në vendet tjera, ku vetëm flasin për marrëdhëniet e shtetit ku veprojnë me shtetin prej nga vijnë.

Ahmeti, këta ambasadorë, i ka quajtur zbutës të kritikave që opozita i bën Qeverisë, duke shtuar se këta përfaqësues shtetesh në Kosovë, nuk mund ta ndihmojnë në të njëjtën kohë edhe Qeverinë e Hashim Thaçit, edhe Republikën e Kosovës.

Shpend Ahmeti ka kërkuar debat televiziv ose truezë të zyrtarëve nga Vetëvendosja dhe ambasadorëve për argumentimet e “Vetëvendosjes”.
/rg.shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori