Vetëvendosje: Këshilli për Integrime i nënvendoset Qeverisë

Vetëvendosje: Këshilli për Integrime i nënvendoset Qeverisë
Pas themelimit të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, Lëvizja Vetëvendosje bëri me dije se nuk do jenë pjesë e këtij Këshilli duke theksur se Kosova nuk ka nevojë të krijojohen organe të reja për të ndërtuar diçka që tashmë ekziston.

“Ajo që mungon në Kosovë është vullneti qeveritar për të çuar përpara reformën për integrim nga se pjesë e reformës janë vetë personazhet e kësaj Qeverie që përbëjnë pengesën kryesore në reformë”, theksohet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Në Republikën e Kosovës ka: Ministri për Integrim Evropian, Komision Parlamentar për Integrim Evropian, Komision Ndërministror për Integrim Evropian, Zyrat për Integrim Evropian në secilën ministri dhe zyrtarë për Integrim Evropian në secilën komunë të Kosovës, thuhet më tej në komunikatë, por Vetëvedosje thekson se nuk ka mungesë organesh a komisionesh, por ka mungesë vullneti meqë ka tepri qeveritarësh që kanë privatizuar shumëçka dhe kanë personalizuar gjithçka.

“Ne nuk e shohim të dobishëm krijimin e një Këshilli shtesë për Integrim Evropian, i cili ose është mbi institucionet ose jashtëinstitucional. Në respekt të frymës institucionale për të cilën qëndrojmë është se të gjithë përfaqësuesit e ftuar në këtë Këshill do të mund të ndihmonin në Integrim Evropian pikërisht duke u përkushtuar e duke kryer me ndershmëri, efikasitet dhe transparencë detyrat që u përshkruan ligji, e jo duke formuar Këshilla që mandej shërbejnë vetëm për të justifikuar dështimet që karakterizojnë ekzekutivin aktual të Kosovës edhe në këtë dimension”, theksohet në atë letër.

Vetëvendosje thekson se “Republika e Kosovës ka nevojë për institucione të fuqishme dhe institucionalizim; ka nevojë për rol të shtuar të Kuvendit dhe parlamentarizim të jetës politike; ne kemi nevojë për shtet të së drejtës dhe për shtet të zhvillimit.
E, për këtë arsye, pikësëpari ne kemi nevojë për një udhëheqje politike të pakorruptuar dhe të pashantazhueshme, thotë Vetëvedosje duke kritikuar Këshillin që në përbërje të saj ka individë që shkelën Kushtetutën, që kanë vjedhur vota dhe që janë individë, për të cilët, Integrimi Evropian paraqet veçse shprehje gjuhësore që i ndihmon të mbeten edhe pak më gjatë në pushtet.

"Pasi që e hoqën fjalën Republikë nga emërtimi i shtetit dhe na e vendosën fusnotën e cila na e konteston shtetësinë, pasi që ia dhanë Serbisë ndihmën vendimtare për ta fituar statusin e vendit kandidat për në BE, pasi që treguan gatishmëri për një takim të ri me Presidentin e Serbisë Boris Tadiç, kryeministri dhe qeveria aktuale dëshpërueshëm janë në kërkim të organeve e këshillave që do t’i ngjanin një Ekipi të ri të unitetit drejt koncesioneve e kompromiseve të reja." thotë në fund të komunikatës Vetëvendosje duke vënë theks në orvatetjet e Qeverisë dhe Kryeministrit që edhe këtë Këshill Kombëtar për Integrim Evropian ta shndërrojë në Këshill Qeveritar për integrimin e opozitës (së mundshme).

Në Republikën e Kosovës ka Ministri për Integrim Evropian, Komision Parlamentar për Integrim Evropian, Komision Ndërministror për Integrim Evropian, 18 Zyra për Integrim Evropian nëpër ministri, 38 zyrtarë për Integrim Evropian në secilën komunë të Kosovës dhe këtij konglomerati për Integrime I shtohet edhe Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane.


Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane udhëhiqet nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhe anëtarë të Këshillit janë edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës,Kryeministri i Republikës së Kosovës,Kryetari i Komisionit të Kuvendit për Integrim Evropian,Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës,Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Udhëheqësit e partive dhe subjekteve politike parlamentare / shefat e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës,Ministri i Punëve të Jashtme,Ministrja e Integrimit Evropian,Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal,Kryetari i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës,Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës,Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Përfaqësues nga shoqëria civile.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet