Vetëvendosje: Kodi i "Turpit"

Vetëvendosje: Kodi i "Turpit"
Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka paralajmëruar me kohë rrezikun që i kanoset lirisë së mediave, për shkak të neneve 37, 38 dhe 39 të Projekt-Kodit Penal.

Miratimi për herë të dytë nga ana e Kuvendit të Kosovës të Projekt-Kodit me këto nene, është një dëshmi e qartë e tendencës dhe dëshirës për kontroll të plotë të mediave të pavarura.
"Duhet përkujtuar që është pikërisht Qeveria e Kosovës dhe pikërisht Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, që e sollën Projekt-Kodin Penal me këto nene në Kuvend në dhjetor të vitit të kaluar. Asokohe, duke e pasur shumicën në Kuvend, ata e miratuan këtë Projekt-Kod dhe, në fund, edhe pse e ktheu Presidentja Jahjaga në rishqyrtim, ata e rivulosën Projekt-Kodin me të njëjtat nene, duke iu falenderuar grupit të deputetëve të PDK-së me në krye shefin e saj, Adem Grabovci." thonë Vetëvendosja.


Vetëvendsje pyet se nga kush ka turp Hashim Thaçi, duke aluduar në deklaratën e kryeministrit pas dorëheqjes së Zv.Kryeministrit Hajredin Kuçi.

"Pasi ndjehej i turpëruar pse e solli ligjin me gjithë nenet kotraverse herën e parë dhe përsëri tash në Kuvend dhe Me ndihmën e kujt u ripërfshinë nenet e vjetra 37, 38 dhe 39?" ishin pyetjet tjera të Vetëvendosjes.

Ndryshimet në Projekt-Kodin Penal nuk kaluan vetëm për dy vota. Kundër votuan 4 deputetë të PDK: Adem Grabovci, Elmi Reçica, Latif Gashi dhe Berat Buzhala. Ndërkaq, 5 deputetë të tjerë abstenuan: Hydajet Hyseni, Nait Hasani, Fadil Demaku, Lutfi Haziri LDK dhe Anton Çuni LDK.


"Neni 37 mundëson që media të shndërrohet në fajtor për gjithçka dhe të ndëshkohen gazetarët redaktorët, botuesit, shtypshkronjat e deri te shpërndarësit e gazetave. Asnjë Kod Penal i vendeve perëndimore nuk përmban një nen të tillë apo të ngjashëm." thonë më tej Vetëvendosje duke e vlerësuar këtë nen në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, neni 40 dhe 43 si dhe me nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.


Lëvizja VETËVENDOSJE! paralajmëron se së shpejti do të procedojë në Kuvend “Projektligjin për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë” i cili do të ofrojë një mbrojtje shumë të gjerë të burimeve dhe lirisë së shprehjes.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje