Vetëvendosje-kompanive “Çalik” dhe “Limak”: Mos e bleni distribucionin e KEK

Vetëvendosje-kompanive “Çalik” dhe “Limak”: Mos e bleni distribucionin e KEK
Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar një letër të hapur kompanive “Çalik” dhe “Limak” me anë të së cilës shprehë pakënaqsitë e saj lidhur me privatizimin e rrjetit të distribucionit dhe shpërndarjes së KEK-ut. Distribucioni i energjisë elektrike, ku përfshihet rrjeti por edhe tregu i saj, janë pasuri publike e Kosovës.

"KEK-u është një ndërmarrje publike e ndërtuar dhe e mirëmbajtur nga populli i Kosovës përgjatë 50 viteve të fundit. Rrjeti i distribucionit është një monopol natyror që nuk e lejon konkurrencën, si i tillë nuk mund të vendoset në duart e interesave private. Kompanitë tuaja përfaqësojnë vetëm interesat tuaja private, në këtë rast monopoliste, dhe jo interesat e popullit të Kosovës. Prandaj dhe ne do bëjmë të pamundurën që ky privatizim të ndalet." thuhet në Letrën e Vetëvendosjes.

Vetëvendosje kritikon procesin e deritashëm të privatizimit dhe sidomos të Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike duke e quajtur jo legjitim dhe jo demokratike dhe që udhëhiqet nga një qeveri jo legjitime dhe të zgjedhur në një mënyrë jo demokratike.

"E drejta për qasje në energji elektrike cënohet nga ky proces privatizimi i udhëhequr nga qeveria Thaçi, në llumin e së cilës tashmë po notoni edhe ju. Privatizimi nuk ka rezultuar as me rendiment më të lartë e as më efikas për ish-ndërmarrjet publike të Kosovës të cilat janë shitur me çmime qesharake dhe ofenduese.", thekson Vetëvendosje në letrën e saj duke ngritur çështjen e largimit të mbi 70,000 punëtorëve nga privatizimi. 

Ata gjithashtu theksojnë se procesi i privatizimin ka bërë që sot me mijëra punëtorë punojnë në kushte të mjerueshme të punës, me orare të stërzgjatura, me kontrata të shkurtra dhe me rroga minimale, ndërkohë që llogaritë personale të pushtetarëve që kanë drejtuar këto procese kanë ardhur duke u fryrë vazhdimisht.

 "Me privatizimin e KEK-ut qeveria Thaçi po kryen krimin ekonomik të radhës."

Vetëvendosje ju drejtohet Limak dhe Çelik duke ua terhequr verejtjen se ky privatizim nuk përkrahet nga shumica e aktorëve të prekur nga ky proces. 

"Privatizimi i distribucionit po kundërshtohet sot nga punëtorët, organizatat e shoqërisë civile, subjekte të ndryshme politike, dhe mbi të gjitha ky proces po kundërshtohet nga pronari i vetëm legjitim i kësaj prone publike: populli i Kosovës. Fakti që ju keni pranuar të bëheni pjesë e aferave të qeverisë Thaçi, ju bën ju bashkëfajtorë të këtij krimi ekonomik, për të cilin do të mbaheni përgjegjës." 
Vetëvendosje informon kompaninë që dëshiron ta privatizojë distribucionin e KEK se pas kësaj letre publike, si dhe pas reagimeve të sindikatave dhe shoqërisë civile, ata nuk do të mund të thonë se janë të painformuar mbi këtë proces të padrejtë privatizimi.

"Ka ardhur momenti që ju të mendoheni mirë para se fatin e kapitalit tuaj ta lidhni me fatin politik të qeverisë kriminale Thaçi dhe në një projekt i cili kundërshtohet nga shumica e popullit të Kosovës. Prandaj, me këtë letër ju bëjmë thirrje të tërhiqeni nga ky proces. Nëse ju nuk tërhiqeni nga ky proces, dhe vendosni të vazhdoni më tej me shfrytëzimin e punëtorëve, me shpronësimin e dhunshëm të popullit dhe me cënimin e të drejtës sonë për zhvillim, ne nuk kemi për t’ju kursyer në përpjekjen tonë për shtet të së drejtës.", përmbyllin letrën publike Lëvizja Vetëvendosje drejtuar kompanive “Çalik” dhe “Limak”.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete