Vetëvendosje kundër Ban
Ki-Moon, përleshen me policinë

Vetëvendosje kundër Ban <br />Ki-Moon, përleshen me policinë
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, protestuan sot në hyrje të ndërtesës së UNMIK-ut në zonën industriale në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë kundër vizitës jozyrtare të Ban Ki-Moon nën parullën “UnFair”, ndërsa janë përleshur me forcat e policisë së Kosovës.

“OKB nuk ka qenë e drejtë ndaj Kosovës. Për këtë arsye ne sot shkruam në murin e UNMIK-ut,“UNFAIR”, për t’i treguar edhe kryetarit të OKB se ne nuk e pranojmë qëndrimin diskriminues nga kjo organizatë e cila u themelua sipas parimit të Barazisë së kombeve, popullin shqiptar të Kosovës nuk e konsideron si të tillë”, lexohet në deklaratën për shtyp të Vetëvendosje.

Aktivistët e Vetëvendosje thanë se “OKB-në Kosova po e njeh përmes UNMIK-ut, dhe UNMIK për popullin tonë ka sjellë shumë padrejtësi”, pasi sipas tyre, ai do vetëm t’i qeverisë dhe se UNMIK njeh vetëm Beogradin.

Menjëherë pas shkrimit të parullës, policia ka ndërhyrë “në mënyrë të shfrenuar ndaj aktivistëve”. Aktivistët e Lëvizjes njoftojnë së policët “hodhën spraj lotsjellës në mënyrë të pakontrolluar, goditën aktivistët me grushte dhe ofenduan pandërprerë, duke insistuar në të njëjtën mënyrë të shfrenuar t’i arrestonin ata”.

Gjatë këtij konfrontimi, u lënduan disa prej aktivistëve të Vetëvendosje-s, ndërsa “aktivisten Krenare Krasniqi e përplasën për tokë duke i lënduar kokën”.
(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt