Duke shpalosur një çarçaf me mbishkrimet "Privatizimi i Distribucionit- I Popullit, Monopol Privat", Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarr një aksion para zyrës së KEK-ut dhe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Ata nëpërmes komunikatës për media thone se " Kalimi i pronësisë, prej asaj publike tek ajo private, në rastin e privatizimit të distribucionit do të thotë kalim i monopolit prej duarve të shoqërisë, në duar të privatit. E një monopol privat vetëm do ta dëmtojë e do ta rëndojë edhe më tej gjendjen ekonomike të shoqërisë e të shtetit në Kosovë"
Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje tha se përkundër kundërshtive të punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, Qeveria e Kosovës dëshiron t’i përdorë paratë e fituara prej privatizimit të distribucionit të KEK për të dalë nga situata e vështirë buxhetore ku e ka futur veten, por populli nuk është i gatshëm të shpronësohet për faj të qeverisë.
Vetëvendosje mendon se privatizimin nuk e mbrojnë dot as teoricienët e tregut të lirë, pasi vetëm për treg të lirë nuk mund të flitet kur krijohet një monopol, i cili edhe më tej ka për të mbetur i pathyeshëm.
Duke e kundërshtuar privatizimin e distribucionit të KEK, Vetëvendosje shprehet se nuk do të lejojë që gjithë sistemi i shpërndarjes së rrymës, i ndërtuar me djersën e dy brezave të punëtorëve të kalojë në duart e huaja, vetëm për të mbuluar mungesat buxhetore të shkaktuara nga teket e pushtetit të papërgjegjshëm të Qeverisë së Hashim Thaçit. Ne do ta mbrojmë distribucionin nga privatizimi me çdo kusht.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com