Vetëvendosje: Kushtetuesja gaboi

Vetëvendosje: Kushtetuesja gaboi
Levizja Vetëvendosje, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së këtij subjekti në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi, ka ardhë nga mos dija ose nga ndonjë ndikim politik nga jashtë.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që të rrezojë kërkesën e këtij subjekti, që kontestonte vendimin e Kuvendit të Kosovës, për marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbisë.Visar Ymeri, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese e ka huqur tërësisht çështjen, dhe ka dështuar të përmbushë detyrën e saj si instancë më e lartë juridike e vendit. 

Visar Ymeri, shef i grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! thotë se Gjykata Kushtetuese po tregon qartë se vendimin nuk e ka sjellë duke u bazuar në Kushtetutë, në ligje dhe racionalitet politik,por e ka bazu në diçka tjetër. Ai shtoi se këtu mund të ketë ndikuar ose mosdija dhe mungesa e profesionalizmit , ose ka patur intervenime nga jashtë.
Të hënën Gjykata Kushtetuese bëri të ditur se ka vendosur që ta hedhë poshtë si të papranueshme kërkesën e Vetëvendosjes, nëpërmjet së cilës ata kontestuan kushtetutshmërinë e vendimit të Kuvendit, i cili ndër të tjera, mirëpriti marrëveshjet e arritura në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe nëpërmjet të cilit Kuvendi e mbështeste zbatimin e tyre të tërësishëm. Gjykata vlerësoi se natyra e kërkesës së parashtruesve ishte jashtë caqeve të juridiksionit të saj.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate