Vetëvendosje, në shtator privatizohet gjithçka
Dardan Sejdiu dhe Visar Ymeri nga Lëvizja VETËVENDOSJE, dje kanë paralajmëruar se shtatori i këtij viti do të mbahet në mend gjatë për shkak se kjo qeveri e ka finalizuar planin e shitjes së Kosovës, shitjes së Distribucionit të Kosovës, shitjes së Telekomit, dhe likuidimit të ‘Trepçës.
Proceset e privatizimit të planifikuara nga Qeveria e Kosovës për këtë fundvit janë të papranueshme për Lëvizjen Vetëvendosje.
Vetëvendosje është kategorikisht kundër përmbylljes së proceseve të privatizimit të Distribucionit të Kosovës, shitjes së Telekomit-PTK-se dhe likuidimit të “Trepçës”, shkruan Koha.
Andaj, me çdo kusht do të mundohet t’i ndalë këto tri procese që sipas planeve të Qeverisë, pritet të ndodhin në tremujorin e fundit të këtij viti. Dardan Sjediu dhe Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, të hënën kanë paralajmëruar se shtatori i këtij viti do të mbahet në mend gjatë.
“Do të mbahet në mend për shkak se kjo qeveri e ka finalizuar planin e shitjes së Kosovës, shitjes së Distribucionit të Kosovës, shitjes së Telekomit, dhe likuidimit të ‘Trepçës’.
Ndërsa, nëse organizmi qytetar, sindikal, opozitar, edhe ai i shoqërisë civile së bashku me mediat është i fuqishëm atëherë do të mbahet në mend për faktin se ky organizim arriti të ndalë këtë plaçkitje të kamufluar me emrin privatizim”, tha Sejdiu.
Sipas tij këto tri ndërmarrje publike janë asete strategjike dhe si të tilla janë edhe të pazëvendësueshme në çfarëdo modeli të mirëfilltë zhvillimi.
Ata gjithashtu thanë që nëse qeveria është e interesuar të shes, ata mund të shesin pronat e tyre private, jo pronën publike.
/rg/shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.5%
-
E gabuar
40.3%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 3070
Lajme të tjera
-
Gazetari Doçi: Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro për inceneratorët dhe i ndau me Metën, më pas sulmuan shokët pasi u prishën në pazare
21 Mars, 22:39
-
Pse nuk kemi shpresa të mëdha?
21 Mars, 22:37
-
Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk akuzohet për diçka konkrete
21 Mars, 22:14
-
La Kristin, Keisi komenton marrëdhënien me djalin e aktorit: Nuk kishim kimi
21 Mars, 22:11
-
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 22:01
-
Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?
21 Mars, 21:54
-
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla
21 Mars, 21:36
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
IMT Durrës del mbi vendimet e gjykatës! Kryeinspektori hakmerret, qytetari nuk i shiti shtëpinë
21 Mars, 21:23
-
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë
21 Mars, 20:58
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52