Deputetet e Vetëvendosjes nuk morën pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës që shënoi përmbylljen e mbikqyrjes ndwrkombwetare të pavarësisë së Kosovës.
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se deputetet e Vetëvendosjes nuk do jenë pjesmarrës në atw qw e quajti farsë që organizohet në kurriz të popullit,në dëm të së tashmes dhe perspektivës së vendit.
"U hoq barriera e quajtur mbikëqyrje për të filluar dialogun me Serbinë", tha Kurti.
"Na kanë ftuar të jemi spektatorë të privilegjuar. Qytetarët e Kosovës, do të jenë spektatorë para ekraneve televizive, ndërkaq neve deputetëve na kanë ftuar të jemi spektatorë në sallë. Spektatorë të privilegjuar janë një e keqe e dyfishtë, sepse janë spektatorë dhe të privilegjuar”, shtoi Kurti.
Përmbyllejn e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, Kurti e vlerson si përmbyllje të një dështimi të dyanshëm,përkatësisht, kurorëzim i dështimit të planit të Ahtisaarit në veri, me negociata për veriun dhe kurorëzimi i dështimit të instalimit të drejtësisë shoqërore e politike me prezencës e EULEX-it.
"Ajo çka po ndodhë këto ditë, e sidomos sot është shndërrimi i filmit ‘Bac u kry në serial’, ku ajo Bac u kry para 4 vjet e gjysmë po bëhet ‘Bac u kry pjesa e dytë’. Ky pushtet po ofron gjithnjë më shumë cirk, sepse po jep gjithnjë e më pak bukë” , tha Kurti duke kritikuar planin e Ahtisaarit, duke thënë se ky plan, jo vetëm se nuk e ka normuar dhe nuk e përmban pavarësinë e plotë,por në të njejtën kohë ka vonuar pavarësinë e vërtetë meqë sipas tij nuk e parasheh as të drejtën për vetëvendosje për popull dhe as sovranitetin për shtetin.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com