Vetëvendosje: Pensione të dinjitetshme

Lëvizja Vetëvendosje ka shpalosur strategjinë e saj për reformën e sistemit pensional në Kosovë, e cila, sipas drejtuesve të saj, brenda 2013 do bëjë që pensionet të jenë 200 euro ndërsa gjatë implementimit pesëvjeçar të arrijnë në mbi 270 euro.

Këtë reformë ata e kanë mbështetur në shtatë pika si: Caktimin e kontributit shtesë, Themelimin e Fondit Pensional , Hapjen e tregut pensional obligativ, Investimin obligativ e një përqindje të fondit në Kosovë, Caktimin e një kthimin minimal në investim , Pastrimin e Listës së Pensionistëve dhe logaritjen e përshkallëzuar të pensionit bazë. 

Sipas Vetëvendosjes, qëllimi i kësaj alternative është që të bëhet një tranzicion në mes të sistemit të vjetër pensional dhe sistemit të llogarive kursyese që është ndërtuar deri më tani në Kosovë. Me këtë skemë pensioni minimal do ishte në nivel të 60% të pagës mesatare në Kosovë. 
/rg/shqiptarja.com/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë