Vetëvendosje, projektligj për
mbrojtjen e burimeve të gazetarisë

Vetëvendosje, projektligj për <br />mbrojtjen e burimeve të gazetarisë
Deputetja e Lëvizjes VETËVENDOSJE, Alma Lama, dorëzoi sot në Kuvendin e Kosovës “Projektligjin për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë”, i cili synon mbrojtje për gazetarët dhe profesionistët e tjerë që punojnë në media, për sa i përket ruajtjes së konfidencialitetit të burimeve të informacionit.

Sipas këtij projektligji, gazetarët kanë të drejtë të mos i thonë burimet e tyrë përpra organeve të drejtësisë, ndërsa asnjë autoritet tjetër nuk mund kontrollojë redaksitë apo shtëpitë e tyre për t’ju marrë shënimet apo materialet që mbledhin për shkak të profesionit.

Deputetja e VETEVENDOSJE-s thotë se “projektligji është mbështetur në përvojat më të mira të vendeve të BE-së si dhe në vetë rekomandimet e Federatës Ndërkombëtare të gazetarëve (IFJ) dhe Federatës Evropiane të Gazetarëve si dhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut”.

Gjatë fazës së hartimit janë thirrur për të marrë pjesë edhe palët e interesuara, përkatësisht gazetarët e mediave të ndryshme në Kosovë.
(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat