BRUKSEL - Aktivistë të Vetëvendosjes dhe qytetarë të Kosovës kanë protestuar sot në Bruksel kundër takimit Thaçi-Daçiç dhe dialogut për “normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”. Ata protestuan përpara ndërtesës së European External Action Service, ku është zyra e Catherine Ashton në kundërshtim të bisedimeve Thaçi-Daçiç.
Ata janë shprehur të shqetësuar për dëmin që sipas tyre po i shkaktohet Kosovës nga këto bisedime.
Sipas protestuesve duhet së pari që Beogradi të njohë Kosovën dhe më pas të zhvillohen bisedime mes palëve.
“Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, siç ndodh aktualisht, rezultati i këtij dialogu nuk do të jetë normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve, por vetëm normalizim i aspiratave hegjemoniste të Serbisë.”- thanë protestuesit.
Sipas tyre populli i Kosovës është i mohuari që duhet t’i mohojë negociatat, është i pallogarituri që e prish llogarinë e bërë pa të.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com