PRISHTINË - Ndërsa po zhvilloheshin aktivitetet e organizuara në kuadër të Forumit të Miqësisë Kosovë – Mal i Zi, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! sot zhvilluan një aksion protestues përmes shpalosjes së një pankarte, ku ishte shkruar: “Në Mal të Zi shqiptarët shtypen. Kjo nuk është miqësi!”, informon "Koha ditore".
Disa minuta pas shpalosjes së pankartës dhe pas shpërndarjes së traktit, policia në mënyrë të padrejtë arrestoi katër aktivistë të Lëvizjes, të cilët po e mbanin pankartën në dorë. Aktivistët u dërguan në stacionin e Policisë së Kosovës në Graçanicë.
Të arrestuar janë: Anita Shabani, Etleva Malushaj, Nora Fetoshi dhe Pajtim Demaj. Lëvizja Vetëvendosje kërkon lirimin e tyre të menjëhershëm, duke i rikujtuar policisë së Kosovës, se e drejta e protestës është e garantuar nga Kushtetuta e Republikës.
Gjatë këtij aksioni, aktivistët u shpërndanë të pranishmëve edhe një trakt, ku ishin shënuar disa prej shkeljeve të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.
PËRMBAJTJA E TRAKTIT:
Nga shteti i Malit të Zi, shqiptarët:
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

- Nuk trajtohen si të barabartë me të tjerët,
- Diskriminohen në punësim,
- Diskriminohen në investime,
- Janë të shpronësuar me dhunë,
- E kanë trashëgiminë kulturore të pambrojtur,
- Nuk e kanë të drejtën e arsimit në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet e arsimit,
- Nuk kanë të drejtë të përdorin lirshëm simbolet kombëtare.
- Arrestohen kur kërkojnë të drejtat e tyre.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)