Vetëvendosje takohet me Zboga

Vetëvendosje takohet me Zboga
“Fillimisht, në këtë takim, Kurti ngriti shqetësimin lidhur me situatën në Mitrovicë, posaçërisht pas vrasjes së Selver Haradinajt përmes aktit terrorist dhe sulmeve të vazhdueshme të Serbisë atje. Kurti shfaqi pakënaqësinë e VETËVENDOSJE!-s me reagimin e butë dhe joadekuat të Zbogar me rastin e këtij sulmi terrorist dhe kriminal. 

Zbogar shprehu shqetësimet e tij për çështjen e Mitrovicës duke pyetur për mundësitë që sipas Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të ndihmonin në ndryshimin e gjendjes aktuale në Mitrovicë. Kurti tha se luftimi i strukturave ilegale shtetërore të Serbisë do të duhej të bëhej paralelisht me zhvillimin e një plani për të luftuar papunësinë në Mitrovicë. “, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Vetëvendosje.

Po ashtu në këtë takim është folur edhe për miratimin e Kodit të ri Penal, sidomos për dy nene që cenojnë në thelb lirinë e medias, nenin 37 dhe 38.

Puhie Demaku nga Vetëvendosje tha se është brengosëse se si qeveria po synon t’i disiplinojë mediat përmes këtyre dy neneve, ku tani përveç kërcënimeve fizike, ndikimit në politikat editoriale, dhe trysnisë politike që janë identifikuar si probleme edhe në Raport të Progresit, gazetarët mund të përfundojnë edhe në burg.

“Nëse po synojmë të përqafojmë vlerat evropiane, kjo mënyrë assesi nuk përkon me frymën e BE-së”, tha Demaku. 

Në vazhdën e diskutimeve për gjendjen politike, Xhelal Sveçla foli për procesin zgjedhor në komunën e Ferizajt. Ai tha se është e nevojshme që të sigurojmë qytetarët që do të ketë jo vetëm zgjedhje të qeta, por edhe zgjedhje të lira dhe pa manipulime. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)