Vetëvendosje takon delegacionin sllovak, kërkon njohjen 

Vetëvendosje takon delegacionin sllovak, kërkon njohjen 
Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE Albin Kurti ka pritur në një takim Mikulas Dzurinda, deputet i parlamentit sllovak dhe ish kryeministër i Sllovakisë, 

Në takim u bisedua mbi situatën politike në Kosovë dhe sfidat që po i kalon si shtet i ri në forcimin e sovranitetit dhe njohjes ndërkombëtare të subjektivitetit të saj. Nga delegacioni sllovaku kërkua njohja sa me shpejtë e Kosovës, sepse u vlerësua se kjo do të sillte përparim kualitativ e jo vetëm kuantitativ në stabilizimin e Kosovës, si ne rajon ashtu edhe në BE.

Theks të veçantë gjatë takimit ju dha edhe raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë. 

Lideri i Vetevendosjes ka thënë se Kosova si shtet i ri, ka nevojë urgjente për ushtrimin e sovranitetit në tërë territorin e saj, ruajtjen e integritetit territorial dhe zhvillimin ekonomik, duke mos harruar sundimin e ligjit dhe transparencën në punën e institucioneve.

 Ndërkaq delegacioni sllovak paraqiti përvojat e Sllovakisë në këto fusha. 


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga