Vetëvendosje: Thaçi-Daçiç
trashëgimtarët e Millosheviç

Vetëvendosje: Thaçi-Daçiç <br />trashëgimtarët e Millosheviç
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sot ndaj takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç, nën praninë e shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

“Sot në Bruksel ndodhi takimi i mezipritur mes kryeministrit Thaçi dhe Daçiçit, trashëgimtarit politik të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç. Ky takim u realizua vetëm 24 orë pas miratimit të rezolutës së turpshme të PDK-së dhe AAK-së, së cilës iu bashkua edhe LDK-ja, për bisedime me Serbinë pa kurrfarë kushtesh”, - thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Sipas saj, kjo rezolutë shpreh “gatishmërinë e paskrupullt të Qeverisë Thaçi për çfarëdo takimi me Daçiçin e Nikolliçin, pavarësisht të kaluarës shekullore kriminale të Serbisë dhe pavarësisht përpjekjeve konkrete të Serbisë për shkatërrimin e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës përmes financimit dhe urdhërimit të strukturave të saj kriminale brenda shtetit tonë”.

(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës