Jeta politike në Kosovë prej disa ditësh ndodhet në ngërç, kjo pasi opozita bllokon punimet e Kuvendit me kërkesë për tërheqjen e marrëveshjes me Serbinë për krijimin e bashkësisë së komunave serbe.
Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka akuzuar opozitën se po ndjek modelin rus që është instaluar në disa vende të rajoni. “Nuk do të lejojmë që në Kosovë të realizohet projekti i shërbimeve ruse për destabilizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Tani kemi një reagim sinkronizuar edhe në Kosovë për ta destabilizuar Kosovën kështu që kjo lëvizje anti-europiane dhe anti-euroatlantike nuk do të ngadhënjejnë në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim në Kosovë”, tha Thaçi.
Lidhur me këtë deklaratë, kreu i Vevetëndosjes, Visa Ymeri ka reaguar duke thënë se Rusia ushtron kontroll përmes strukturave ilegale e kriminale siç e quajti ai Listën Srpska dhe në të ardhmen përmes bashkësisë së komunave serbe.
“Në Kosovë përmes strukturave ilegale e kriminale, përmes Listës ‘Srpska’ e në të ardhmen përmes ‘Zajednicës’. I njëjti model sikur i Rusisë. Ta luftosh modelin rus nënkupton ta luftosh ‘Zajednicën’. Njëkohësisht ta përkrahësh ‘Zajednicën’ është pikërisht ta përkrahësh modelin rus që e përdor Serbia për kontroll politik mbi shtetet që kanë dal nga ish Jugosllavia e që i ka në kufi. Hashim Thaçi nënshkruan marrëveshje me Daçiçin (njërin prej politikanëve më pro rus në Serbi) për ‘Zajednicën’, dhe pastaj përdor policinë e Kosovës për zbatimin e kësaj marrëveshje. Bashkë me Isa Mustafën, këta janë shndërruar në vegla të ‘modelit rus’ në Republikën e Kosovës”, u shpreh Ymeri.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com