Vetëvendosje, tryeze me partitë jashtëparlamentare

Vetëvendosje, tryeze me partitë jashtëparlamentare
Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi sot tryezë me partitë jashtëparlamentare të Kosovës ku u diskutua rreth padrejtësive dhe negociatave me Serbinë si dhe rrezikun që ato të rezultojnë me autonomi për veriun apo për serbët e Kosovës.

Në tryezë u diskutuan këndvështrimet dhe alternativat e subjekteve pjesëmarrëse, për zgjidhjen e çështjes së veriut, ku përpos partive të vogla shqiptare moren pjesë edhe pjestarë të partive minoritare si Boshnjake, Turke, Rome, Egjiptiane dhe Malazeze ku thanë kontributin e tyre duke shprehur kritika për qeverinë që nuk e përfill zërin e tyre.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se me këto negociata, që po përgatiten në nivelin e lartë politik, po shkohet jashtë Pakos së Ahtisarit.

Subjektet e tjera jo parlamentare duke i quajtur skandaloze bisedimet me Serbinë, vlerësojnë se priten më pas koncesione të reja për veriun e vendit. 

Kurti shtoi se me këto bisedime Qeveria e Kosovës po bënë që veriu t’i afrohet edhe me shumë Serbisë dhe se bisedimet duhet të kushtëzohen në mënyrë që Serbia të demaskohet para bashkësisë ndërkombëtare.

Pas diskutimeve të shumta dhe frytdhënëse, këto subjekte u dakorduan që të dalin me deklaratë të përbashkët në kundërshtim të negociatave me Serbinë: 

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me datën 10 maj të vitit 2012, ka miratuar rezolutën që kushtëzon vazhdimin e bisedimeve pa u zbardhur fati i të zhdukurve. 

Kjo rezolutë duhet të respektohet nga Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet shtetërore. 

Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të negociojë në asnjë mënyrë pa kushte me me Serbinë. Serbia është agresori dhe krimineli që kurrsesi nuk duhet amnistuar. 

Qeveria e Kosovës nuk ka të drejtë dhe nuk duhet të negociojë me askënd për çështjet e brendshme të Kosovës, aq më pak me Serbinë, duke rrezikuar kështu shtetin e Kosovës. 

Ne si subjekte politike dhe si qytetarë të Kosovës, jemi për integrim në BE, por trysnia e BE-së duhet të drejtohet aty ku duhet, drejt Beogradit, të cilin tani po e udhëheq koalicioni nazi-fashist i kohës së bombardimeve të NATO-s, në krye me zëvendësin e Sheshelit dhe zëdhënësin e Milosheviçit.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi