Mindy McCready, këngëtarja amerikane e muzikës “country” ka vrarë veten me armë zjarri.

Trupi i këngëtares është gjetur ditën e djeshme në shtëpinë e saj dhe policia ka thënë se po presin rezultatet e autopsisë.
Këngëtarja, e cila ka tentuar edhe dy herë të tjera të vrasë veten, njihej për varësinë e saj ndaj drogës dhe medikamenteve.

Ajo ka tentuar ti japë fund jetës njëherë në vitin 2005 dhe njëherë në vitin 2008.
McCready ka lënë dy djem të vegjël dhe vetëm një muaj më parë ajo kishte humbur bashkëshortin dhe babin e dy fëmijëve, David Wilson, në një vdekje të dyshimtë.

Këngëtarja e amerikane ka regjistruar pesë albume muzikore në karrierën e saj, pasi shpeshherë ka pasur probleme të shumta personale.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com