Konflikti me një të vrarë dhe 3 të plagosur për pronën mes kushërinjve në Lushnje, vetëdorëzohet në komisariat Kastriot Hasalla: Kam qëlluar unë, djali dhe vëllai s'kanë lidhje

Konflikti me një të vrarë dhe 3 të plagosur për pronën mes kushërinjve në Lushnje, vetëdorëzohet në komisariat Kastriot Hasalla: Kam qëlluar unë, djali dhe vëllai s'kanë lidhje

Viktima Romeo Hasalla

Është vetëdorëzuar në komisariatin e Lushnjes, Kastriot Hasalla, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen Romeo Hasallës, dy ditë më parë. Ai është dorëzuar pas tratativave dhe ndërmjetësimit të drejtorit të policisë së Qarkutit Fier, Ferdinand Mara. 49-vjeçari, banues në Garunjas, akuzohet për veprat penale "Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim dhe "Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Autori i tretë i krimit në Lushnje, u arrestua në disa zona të fshatit Garunjas, ku ishte fshehur në disa banesa,

'Arrestohet autori i tretë i ngjarjes së ndodhur në fshatin Garunjas, Lushnjë. Në vijim të punës intensive dhe kontrolleve të pandërprera që prej mëngjesit të datës 29.07.2021 deri ditën e sotme, në banesa dhe në zona ku dyshohej se mund të ishte fshehur autori i tretë i ngjarjes së ndodhur në fshatin Garunjas, u bë arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim, K. H., 49 vjeç, banues në Garunjas, për veprat penale "Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim dhe "Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

Ndërkohë, në një intervistë për "Klan News", ai ka thënë se ka qenë ai që ka qëlluar dhe se i biri, Marius Halla dhe i vëllai, Afrim Hasalla, të arrestuar, nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Konflikti mes kushërinjve për pronën në Lushnjë në fshatin Garunjas, përfundoi me një të vdekur dhe tre të plagosur. Ngjarja u regjistrua pak ditë më parë, ku viktimë mbeti Romeo Hasalla, ndërsa u plagosën babai i tij, Shaip Hasalla, 65 vjeç dhe dy vëllezërit Emiljano, 31 vjeç dhe Laerti, 32 vjeç.

Ditën e krimit, policia arrestoi Afrim Hasallën dhe Marius Hasalla, 20 vjeç, për veprat penale"Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim dhe "Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:48
Vrasja për pronën në Lushnje, Kastriot Hasalla: Kam qëlluar unë me armë, vëllai dhe djali që janë arrestuar s'kanë lidhje

Foto nga vendngjarja

Kastriot Hasalla, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Romeo Hasallës, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Garunjas të Lushnjes, ka pranuar autorësinë mbi ngjarjen. Hasalla u vetëdorëzua sot, ndërsa në një intervistë për "Klan News", ai ka thënë se ka qenë ai që ka qëlluar dhe se i biri, Marius Halla dhe i vëllai, Afrim Hasalla, të arrestuar, nuk kanë lidhje me ngjarjen. Ai nuk ka treguar detaje për ngjarjen dhe arsyet se përse ndodhie gjitha, por thotë se do të marrë përgejgjësitë për ngjarjen.

"U vetëdorëzova te avokati pasi në polici nuk kisha besim, se nuk ka drejtësi. Për çfarë kam bërë mbaj përgjegjësi deri në fund. Çuni duhet të lirohet me gjithë vëllain se nuk ka përgjegjësi fare. Unë kam qëlluar, mbaj përgjegjësi deri në fund", ka thënë ai.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës