Vetëflijimi i familjes Josifi në Kombinat/ Prokuroria kërkon pushimin e çështjes: Çfarë zbuluam nga bisedat në celular, asnjë person i tretë i përfshirë

Vetëflijimi i familjes Josifi në Kombinat/ Prokuroria kërkon pushimin e çështjes: Çfarë zbuluam nga bisedat në celular, asnjë person i tretë i përfshirë

Banesa ku u gjetën të vdekur nënë e bij, Anisa dhe Zhaneta Josifi

TIRANË- Kur kanë kaluar më shumë se 10 muaj nga ngjarja që tronditi opinionin publik me protagonistë familjes Josifi, Prokuroria ka dalë në përfundimin se vdekja ka qenë natyrale, e pa ndikuar nga persona të tretë. Një rezultat i tillë ka dalë pas përfundimit të hetimeve, ku mes të tjerave edhe këqyrjes së celularëve të dy viktimave Zhaneta Josifi, Anisa Josifi dhe të mbijetuarës, Blerta Josifi. Nga sa mësohet, në celular nuk kanë pasur komunikime me asnjë person tjetër.

Gjithashtu, në raport hidhen poshtë të gjitha dyshimet se në banesën e tyre janë parë persona të dyshimtë, pasi kishin ndërperë të gjitha komunikimet me jashtë.

“Nga verifikimet hetimore të  kryera nga nga pyetja e persona që janë dijeni për rrethanat të hetimit, nuk rezulton që në banesën e këtyre personave të jetë hyrë ndonjë person, ato i kanë ndërprerë të gjitha komunikimet me jashtë dhe po kështu nuk kanë lejuar asnjë person që të hyjë në apartamentin e tyre deri në momentin që policia ka shkuat në banesë dhe ka gjetur pa jetë shtetaset Zhaneta dhe Anisa Josifin dhe në gjendje të rënduar shëndetësore Blerta Josifin. Nga hetimi nuk rezulton që gjatë kësaj periudhe ato të kenë frekuentuar ndonjë objekt fetar e po kështu nuk rezulton që në banesën e tyre të ketë vajtur për vizitë ndonjë përfaqësues i komunitetit fetar”, shkruhet në dokument mes të tjerave.  

Nisur nga këto në përfundim të hetimeve, organi i akuzës ka kërkuar pushimin e çështjes.  

Si ndodhi ngjarja? Tragjedia e 2 korrikut tronditi opinionin publik. Nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të vdekura në shtëpi, e ndërsa Blerta në gjendje të rënduar. Në dëshminë e kësaj të fundit, Anisa kishte vdekur më 27 prill 2019, pra 15 muaj më parë dhe ajo dhe nëna e saj po bënin sakrifica për ringjalljen e Anisës që kishin lexuar në librat fetare. Ato para 15 vitesh kishin qenë pjesë e Kishës Ungjillore, por prej 6 vitesh nuk shkonin më dhe ritet fetare i kryenin në shtëpi. Në reagimin e Kishës Ungjillore, ato theksonin se çdo fe beson në ringjallje, por kurrsesi nuk predikojnë vetëvrasjen. Për pastorët e Kishën Ungjillore Fitor Muça dhe Akil Pano, pas tyre fshihen sekte satanike.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë