Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Vettel, pas garës së Singaporit dhe Japonisë.
Ndërkohë që kanë mbetur edhe katër gara nga përfundimi i kampionatit, Vettel kryeson me 215 pikë, gjashtë më shumë se Alonso i vendit të dytë.
Për t'u kthyer në garën e sotme, Vettel zhvilloi një garë mjaft të mirë duke e përfunduar 8.2 sekonda para Vebber, i cili e filloi garën nga vendi i parë në Kore, por nuk arriti ta mbante deri në fund. Fernando Alonso me Ferrari u rendit i treti.
(d.b/shqiptarja.com)