Inter fitoi dje 0-2 me Reggiana në një test miqësor para rikthimit të kampionateve. Në këtë duel për 15 minuta nga fundi luajti edhe Kristjan Asllani, me mesfushorin shqiptar që i ka dërguar "sms" trajnerit Inzaghi për më shumë minutazh. Pas ndeshjes lojtari i kombëtares është shprehur se kërkon "benzinë në këmbë".
“Zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, luajtëm duke e ditur se përballë ishte një skuadër shumë e mirë. Këto ndeshje janë të rëndësishme sepse në këtë moment na duhet pak “benzinë në këmbë”. Edhe për mua është shumë e rëndësishme te luaj dhe të fitoj minuta, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shfaqem në fushë me të njëjtin besim si shokët e skuadrës”, u shpreh Asllani.
Golat në miqësoren e fituar nga Inter u shënuan nga Edin Dzeko në minutën e 80 dhe Lukaku në të 87.