Jo më shumë se 3 vetë, kanë kaluar përsëri mbrëmjen poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama të ulur nëpër stola hekuri. Këta protestues kanë vijuar me qëndresën e tyre te kryeministria ndërsa në pemë kanë vendosur një flamingo e flamuj të Shqipërisë.

Në protestën e 30-të pasi dhe tensione mes një grupi studentësh që hipën në katin e fundit të universitetit të Politeknikut dhe rojeve private të Illyrian Guard. Të rinjtë varën nga kati i fundit një banderolë të madhe ku shkruhej ‘Ju erdhi fundi’ ndërsa rojet u mbyllën derën nga jashtë pasi kuptuan se ishin mashtruar nga studentët, që u kishin thënë se kishin një projekt për të zhvilluar.

Përplasjet ndodhën pasi protestues nga bulevardi u erdhën në ndihmë teksa thyen dhe derën e jashtme të universitetit për të hyrë brenda.

Ndërkohë, dje protestës iu bashkuan dhe eurodeputetja italiane Christina Guarda, eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, eurodeputetja gjermane Jutta Paulus, zëvendës-Presidenti i Parlamentit Europian, Nicolae Ștefănuță, politikania greke Vula Tsetsi, bashkëkryetare e Partisë së Gjelbër Evropiane dhe eurodeputetja holandeze Tineke Strik, të cilët mbajtën edhe nga një fjalim gjatë tubimit.