Vetëm 57 sekonda, Nelson Hysa hedh 'K.O.' kundërshtarin në Frankfurt

Vetëm 57 sekonda, Nelson Hysa hedh 'K.O.' kundërshtarin në Frankfurt

Foto ilustruese

FRANKFURT - Nelson Hysa ka marrë fitoren e 14-të në karrierë, pasi boksieri shkodran ka hedhur "Knock Out" pas vetëm 57 sekondave në raundin e parë Luis Jose Marin Garcia.

Në "Challange Club Arena" në Offenbach të Gjermanisë, shkodrani nuk e ka lënë rivalin të "merrte frymë", duke e rrëzuar në ring pas më pak se 1 minute. 38-vjeçari venezuelian nuk i ka bërë ballë shtatëlartit shkodran, që pikën më të fortë ka gjatësinë.

Për peshën më shumë se 90 kilogramë në kategorinë WBC, Hysa ka siguruar fitoren e 14-të në karrierë dhe të 12 me K.O. Pak javë më parë 39-vjeçari nga Shkodra ia doli të renditej në pozitën e 35-të në botë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja