Vetëm ai s'votoi për veten, Andriy Shevchenko kreu i futbollit në Ukrainë: Të ndihmojmë vendin në luftë

Vetëm ai s'votoi për veten, Andriy Shevchenko kreu i futbollit në Ukrainë: Të ndihmojmë vendin në luftë

Andriy Shevchenko

Ikona e futbollit ukrainas, Andriy Shevchenko është zgjedhur president i Federatës së Futbollit në Ukrainë. Nga 94 anëtarë me të drejtë vote, Shevchenko ka marrë 99.99 përqind të votave (93), duke qenë ai i vetmi që nuk ka votuar veten.

Pas shpalljes së fitores, Andriy Shevchenko ka thënë se fokusi është në ndihmën e Ukrainës, për të përballuar dëmet nga agresioni rus. "Unë u zgjodha me 93 vota nga 94, e 94-ta ishte e imja. Sot ishte një mëngjes i qetë në Kiev, jo si dy ditë më parë kur pati një sulm të fortë raketash dhe u godit edhe një stadium.

Situata është kjo, kam shumë përgjegjësi, por jam i ngarkuar. Ka shumë për të punuar, shumë për të bërë duke filluar nga futbolli i të rinjve dhe kombëtarja që do të luajë në play-off për Kampionatin Evropian.

Pastaj kombëtarja e femrave, kombëtarja e të rinjve që do të shkojë në Olimpiadë. Nëpërmjet sportit dhe futbollit ne duam të gjejmë një mënyrë për të ndihmuar fëmijët dhe ushtarët që kanë trauma të shkaktuara nga lufta", tha mes të tjerash ish-sulmuesi.

Ish-legjenda e Dynamo Kiev, shkëlqeu me Milanin dhe Chelsean, teksa në 111 ndeshje me kombëtaren e Ukrainës shënoi 48 gola.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë