Vetëm ditët e fundit 4 dosje të bujshme/ Një vit nga krijimi, SPAK bën bilancin: Kemi regjistruar 568 procedime, nga të cilat 219 të pandehur janë dërguar për gjykim

Ditën e sotme shënohet plot një vit nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.  Aktualisht SPAK ka 13 prokurorë, por 19 dhjetorin e kaluar ishin vetëm 8 të cilët u betuan dhe zgjodhën kreun Arben Kraja e nisën punën.

Por sot, një vit pas nisjes, SPAK ka bërë bilancin e punës, e cila sipas tyre ka qenë "tepër e ngarkuar për prokurorët e SPAK, në realizimin e funksioneve të tyre, ushtrimin e ndjekjes penale në hetim dhe gjykim për veprat penale në kompetencë të saj, të parashikuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, por dhe në ushtrimin e detyrave të tjera të parashikuara në aktet ligjore në fuqi"

Disa të dhëna që SPAK raporton për këto 12 muaj kanë të bëjnë me regjistrimin gjithsej të 568 procedime penaleve me mbi 700 persona

SPAK bën me dije se janë dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 59 kërkesa për gjykim, kundër 219 të pandehurve.

Sa i përket hetimeve pasurore të kryera në zbatim të ligjit "Antimafia" SPAK raporton se janë hetuar 310 raste dhe janë dërguar në gjykatë 11 kërkesa për sekuestro dhe është kërkuar për 4 raste në gjykim konfiskimi i pasurisë së sekuestruar.

Kujtojmë se vetëm ditët e fundit SPAK ka çuar në GJKKO disa prej çështjeve më të bujshme kriminale si ajo e vrasjeve të Valdin Lamajt dhe Klodjan Saliut para disa vitesh. SPAK akuzon Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe bandat e tyre si të përfshira në këto dy ngjarje.

Një tjetër ngjarje e rëndë që SPAK ka përfunduar dhe ka çuar për gjykim dosjen për çështjen e e 137 kg kokainë e ardhur nga Pireu i Greqisë dhe e kapur në portin e Durrësit. Dosja është dërguar në Gjykatë dhe lidhur me këtë çështje janë marrë të pandehur 3 persona.

Ndërkohë në zbatim të ligjit Anti-mafia SPAK i ka kërkuar 3 ditë më parë gjykatës të konfiskojë për llogari të shtetit 3.4 milionë eurot e sekuestruara në Durrës në operacionin 'Toyota Yaris'.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar gjithashtu vetëm 4 ditë më parë se ka përfunduar hetimet në ngarkim të ish-kryebashkiakes së LSI, Zamira Rami dhe ka çuar në GJKKO çështjen.

 

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viktime nga korrupsioni: 20/12/2020 15:41

    Jane vetem reclama politike qe te jep pershtypjen qe krimi Po ndeshkohen eshte e turpeshme qe shqipetaret genjehet ne kete menyre e kam me prove kam bere denancimin janenjerez inekzistent pa pergjigje ose shqip njerez te vdekur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja