Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi është është vënë kohët e fundit në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të divorcit nga bashkëshorti i saj Gent Prizreni. Jonida ka folur gjithashtu për këtë çështje dhe është shprehur se ka qenë një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.
Gjithsesi këngëtarja po vazhdon jetën e saj dhe së fundmi i ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ylli i hitit “Errësirë” ka publikuar një foto mjaft provokuese, ku shihet e shtrirë në shtratin e saj. E veshur vetëm me një robëdishambër, Jonida i ka ‘ndezur’ të gjithë ndjekësit e saj.
Foto e publikuar nga Jonida Maliqi në Instagram