Pas rikonfirmimit të Joakim Low në pankinën gjermane, zhvillime ka pasur edhe në Argjentinë. Mësohet se Diego Armando Maradona është i gatshëm të ulet përsëri në stolin argjentinas, madje këtë do ta bënte edhe falas.
Maradona e ka trajnuar ekipin kombëtar në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, por nuk ka arritur rezultate të mëdha. Tetë vjet më parë, Argjentina e tij u eliminua në çerekfinale nga Gjermania dhe u kryqëzua nga rrjetet si një ndeshje pothuajse pa histori, me gjermanët që dominuan gjithçka dhe amerikano-latinët të cilët u larguan pa lavdi.
Megjithatë, në Argjentinë janë skeptikë. Ndoshta si një menaxher, si një motivues, mund të ndihmonte ekipin kombëtar, por si trajner është e vështirë, qoftë edhe falas.
Madje në Argjentinë flitet se Maradona tani gjithçka po e bën për shoë, për të mbetur në qendër të vëmendjes.
Komento