Vetëplagosja në Korçë, policia zbardh ngjarjen, arrestohen shokët e 39-vjeçarit për moskallëzim krimi

Vetëplagosja në Korçë, policia zbardh ngjarjen, arrestohen shokët e 39-vjeçarit për moskallëzim krimi

Foto Ilustruese

Një ditë pas shënimit të ngjarjes ku një person u vetplagos aksidentalisht me armë zjarri në qytetin e Korçës policia ka zbardhur ngjarjen, ndërsa ka arrestuar 39-vjeçarin Edion Miho dhe një person tjetër për moskallëzim krimi.  

Sipas policisë mësohet se të arrestuarit janë Edion Miho, 39 vjeç i cili mbeti i plagosur me një armë zjarri tip pistoletë të markës “CLOCK”, si edhe është vënë në pranga Todor Beba, 44 vjeç, banues në Korçë. Ky i fundit është arrestuar për moskallëzimit të krimit, ndërsa mësohet se në lidhje me hetimin e nisur policia ka vendosur procedim penal në gjendje të lirë edhe për dy persona të tjerë N.M, 47 vjeç  dhe J.B, 38 vjeç të cilët akuzohen se kanë pasur dijeni për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë. 

Sipas policisë ata kanë qenë në banesën e 44 vjeçarit Todor Beba,ku dhe u gjet prova materiale e krimit arma tip pistoletë, me 15 fishekë luftarakë. 39-vjeçari u vetplagos me një pistoletë të premten dhe pasi ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës, është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i plotë i policisë:



Në vijim të informacionit datë 30.11.2018, i cili bën fjalë për vetëplagosjen me armë zjarri të shtetasit Edion Miho, 39 vjeç, bëjmë me dije se: Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, bënë arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, (i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë) pasi u vetëplagos aksidentalisht, me një armë zjarri tip pistoletë të markës “CLOCK”, të cilën e posedonte pa lejen e organeve kompetente.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi : Todor Beba, 44 vjeç, banues në Korçë (nenet 278 dhe 300/1 të Kodit Penal)
Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: 
N.M, dhe J.B, 47 dhe 38 vjeç (neni 300/1 të Kodit Penal).
Shtetasit e mësipërm, kanë qenë në banesën e Todor Bebës, në lagjen nr 1 Korçë, ku ka ndodhur ngjarja dhe ku u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma tip pistoletë, me 15 fishekë luftarakë.
Todor Beba, N.M dhe J.B, edhe pse kanë patur dijeni, nuk kanë kallëzuar krimin pranë organeve të rendit.
Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 01/12/2018 16:49

    As marken e pistoletes Glock nuk di policja qe ka pergatitur deklaraten per shtyp, lere me gazetari copy-paste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë