Veteranët e UÇK: Do të veprojmë në veri

Veteranët e UÇK: Do të veprojmë në veri
Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së paralajmërojnë se nëse institucionet e Kosovës nuk reagojnë ndaj veprimet të fundit në veri të shkaktuara nga huliganët serbë, atëherë ata nuk do të rrinë duarkryq.

Kryetari i OVL UÇK-së, Muharrem Xhemajli, ka thënë se janë të shqetësuar nga mosveprimi i institucioneve të Kosovës, për parandalimin e këtyre ngjarjeve dhe situatave të palakmueshme me të cilat po ballafaqohen qytetarët shqiptarë në veri. 

“Jemi të shqetësuar me mosveprimet adekuate nga institucionet shtetërore, pasi tani ne kemi mekanizmat e sigurisë në Kosovës, siç është policia e Kosovës, kemi inteligjencën, kemi KFOR-in dhe EULEX-in”, tha Xhemajli.

 Në anën tjetër, Avdyl Mushkolaj, kryetar i organizatës së veteranëve të UÇK-së për Rajonin e Dukagjinit ka qenë me i prerë në deklaratat e tij në lidhje me situatën në veri. 
Ai ka theksuar së nëse institucionet e Kosovës nuk veprojnë në veri, atëherë do të jenë qytetarët e Kosovës ata që mund të veprojnë në këtë pjesë të vendit. 
/rg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës