Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë radikalizim

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë radikalizim
Ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës -UÇK, ia bëjnë me dije Qeverisë se shtatori është muaji i fundit i durimit. Në tetor do të futen brenda Qeverisë dhe në rast intervenimi thonë se do të kundërpërgjigjen.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë për “Zëri” se pas paralajmërimit të tyre se do të protestojnë, kanë marrë kërcënime të rënda që mos të dilet në protesta.

“Mirëpo, ne jemi kërcënuar edhe nga Serbia, para lufte dhe gjatë lufte, por nuk jemi zmbrapsur aspak”, deklaron Qeriqi për Zerin.

Edhe Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, ka thënë se në rast se nuk përmbushen kërkesat e organizimit që ai përfaqëson, atëherë nuk mund të përjashtohen protestat.

“Ne jemi duke pritur muajin shtator dhe presim që ligji të kthehet në kuvend për ndryshim në bazë të kërkesave që ne i kemi bërë e ato janë përfshirja e beneficione për veteranët dhe përmirësimi i periudhës kohore për dëshmorët e kombit”, thotë Xhemajli.

Mirëpo, ish kolegu i Muharrem Xhemajlit qe ishte edhe kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së e tani udhëheqës i Zyrës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Kryeministri, Faik Fazliu, thotë se përfaqësuesit e veteranëve të luftës nuk do të kenë mundësinë të protestojnë për faktin se brenda këtij viti qeveria do t’i ketë të gatshme dy ligjet që kanë të bëjnë me këtë kategori.

Veteranët e UÇK-së kishin protestuar edhe viteve të kaluara, një herë gjatë protestës kishin hedhur edhe koktej molotovi drejt veturave të qeveritarëve brenda oborrit të qeverisë, por edhe kishin organizuar protestë dhe grevë urie per disa javë duke bllokuar hyrjen e qeverisë.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga