TIRANE - Një grup veteranësh të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare kanë vendosur që përmes gjykatës të kërkojnë heqjen e emrit të rrugës “Ibrahim Rugova”, për të rivendosur emrin “Dëshmorët e 4 Shkurtit. Veteranët kërkojnë që Gjykata e Tiranës të shfuqizojë aktin administrativ të dhjetorit të vitit 2011, të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, që vendoste ndryshimin e emrit.
“Emri i rrugës ‘Dëshmorët e 4 Shkurtit’ është vendosur nga komiteti ekzekutiv në 1945. Kjo rrugë përfaqëson 84 patriotë të vrarë në 4 shkurt 1944 dhe që janë dëshmorë të atdheut”, deklaroi Dalan Buxheli, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ.
“Është një vendim haptazi i paligjshëm, në kundërshtim me të gjitha rregullat e normat ligjore, sepse prek direkt interesat e popullit të Tiranës që u janë vrarë djemtë në këtë luftë”, thekson Odise Progri. Avokati Idajet Beqiri, që përfaqëson këtë çështje në gjykatë, emërtimi i mëparshëm i kësaj rruge është bërë në nder të dëshmorëve dhe zhvendosja e titujve të tillë që kanë lidhje me dëshmorët e atdheut bëhet kur e kërkojnë interesat e larta shtetërore me vendim të këshillit të qarkut.
“Nëse duhet t’i ndërrosh emrin rrugës duhet të shfuqizohet vendimi i këshillit të atëhershëm. Këshilli Bashkiak aktual nuk e ka bërë këtë dhe nuk ka të drejtë të bëjë riemërtime”, thotë Beqiri.
Inaugurimi i rrugës “Ibrahim Rugova” përkoi edhe me një skandal në atë kohë. Në kryeqytet kishte një tjetër rrugë me emrin e ish-presidentit të ndjerë të Kosovës kur kryebashkiaku Lulzim Basha mori vendimin.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 5 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com