Veterani i UÇK-së paralajmëron vetëvrasjen

Veterani i UÇK-së paralajmëron vetëvrasjen
Ekrem Pajaziti nga Shala e Lipjanit jeton në kushte të rënda ekonomike në një familje prej 5 anëtarëve.

Në një mesazh telefonik dërguar Xhevdet Qeriqit, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK’së,  Ekremi thotë se nuk i ka mbetur gjë tjetër pos ta vrasë veten. Jeta i është bërë ferr. Është lodhur nga skamja e jashtëzakonshme në të cilën ai dhe familja e tij jetojnë.

Ekrem Pajaziti (40), dikur ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për Qeriqin është vetë një nga ushtarët që janë lënë anash dhe se së paku dy ish-pjesëtarë të UÇK’së nga rajoni i Llapit i kanë shkruar mesazhe telefonike, para se të bëjnë vetëvrasje.

Ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës -UÇK, paralajmëruar Qeverisë se shtatori është muaji i fundit i durimit. Në tetor do të futen brenda Qeverisë dhe në rast intervenimi thonë se do të kundërpërgjigjen.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën