Pas publikimit të videos skandal kopështin Zoologjik në Tiranë Bashkia e Tiranës ka kthyer vëmendjen ndaj këtij kopshti. Kur kanë kaluar 3 muaj nga nisja e vitit, për herë të parë për vitin 2015, Ndërmarrja e punëtorëve nr.1, ka blerë mish gomari për kafshët në Kopshtin Zoologjik. Sipas të dhënave nga Thesari i Shtetit, mishi është porositur në datën 23 mars 2015 dhe furnizuesi ka qenë kompania “AN&RA”.


Megjithatë Kopshti Zoologjik është lënë prej koësh në harresë një fakt të tillë e dëshmojnë faturat që ka porositur Bashkia e Tiranës për blerjen e mishit për kafshët. Sipas faturave gjatë 2014-S, janë bërë vetëm 5 porosi për mish për kafshët e Kopshtit Zoologjik. 

Ndërkohë gjatë ditës së sotme A1 Report ka zbuluar se incidenti I ndodhur disa ditë më parë nuk ishte sporadik. Kamera e A1 Report ka mundur të xhirojë brenda në klinikën veterinare së kopështit ku veterineri Klement Fullani shprehet megjithë ankesat që ky institucion I ka bërë bashkisë sërish nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e kushteve. Ai thekson ky është i treti i rast i ngordhjes së kafshëve në kopështin zoologjik.

Gjithashtu ai shton se këto lloj incidentesh kanë ardhur si pasojë e mosinvestimeve në këtë ambjent prej 23 vitesh. 


Intervistën e plotë me veterinerin e kopështit Zoologjik do çështje të tjera rreth kësaj problematike që ka bërë mjaft bujë gjatë ditëve të fundit, do të mund të ndiqni të plotë në emisionin e radhës të “Da’ Sara, nga Dasara Karaiskaj në A1 Report.
 

Redaksia Online
(Xh.K/Shqiptarja.com)