TIRANE - Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, po vazhdon hetimet, në lidhje me përgjegjësinë e mundshme të efektivëve të komisariatit numër 3 në Tiranë, për vetëvarjen me rripin e pantallonave, të 50-vjeçarit Ndue Kolthi. Burime nga ky institucion, sqaruan për Shqiptarja.com, se janë pyetur efektivët e turnit të tretë të komisariatit numër tre.
Ata kanë deklaruar, se 50-vjeçari në gjëndje të dehur, është mbajtur gjithë kohën nën vëzhdim, por sipas tyre, ka qenë një moment që është lënë vetëm, për të mjaftuar që të kryejë vetëvarjen. Ai ka qenë në dhomën e pritjes dhe jo në dhomë izolimi, ndërsa sipas bluve, nuk janë shkelur rregullat.
Por, në rregulloren “Për shoqërimin dhe sigurimin e shtetasve”, thuhet shprehimisht, se “policia është përgjegjëse për çdo pasojë që i vjen personit gjatë kohës që është nën mbikqyrjen policore; një person i shoqëruar, ndaluar apo arrestuar.
Kur policia gjykon, se personi është i sëmurë, apo nën ndikimin e stimulantëve, duhet të shoqërohet në spital apo qendra rehabilitimi”. Kështu, duket se policisë i ka mbetur “dopjo gjashta” në dorë dhe ka të ngjarë që të jetë fajtore, për vdekjen në ambientet e komisariatit, të 50-vjeçarit Ndue Kolthi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com