Vetëvendosja e Kurtit i propozon presidentes Osmani datën 2 shkurt për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Vetëvendosja e Kurtit i propozon presidentes Osmani datën 2 shkurt për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar datën 2 shkurt të vitit të ardhshëm për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPress, brenda VV-së.

Kurse, presidentja Vjosa Osmani, dje gjatë ditës deklaroi se ka marrë një propozim nga LVV-ja për datën e preferuar, por se nuk e tregoi të njëjtën.

“S’po e bëjë të ditur sot datën. Megjithatë iu kemi dhënë partive kohë deri në fund të kësaj jave që në qoftë se e kanë ndonjë çështje shtesë që nuk e kanë ngritur atë ditë, ta ngrisim atë…Do të kemi kohë deri nesër në fund të orarit për të dëgjuar nëse kanë mendime shtesë. Pasi të përfundon orari nesër ulemi, dëgjoj vlerësimet e kabinetit tim, ekipës ligjore. Ata i kanë çështjet që janë ngritur nga të gjitha partitë. Por, në fund është diskrecion i institucionet të presidencës për ta zgjedhë datën. Nuk besoj që ka ndonjë dallim një javë më shumë një javë më pak. Nuk besoj që bën ndonjë diferencë të madhe…Kemi njoftuar publikun para dy ditësh që kryetari i LVV-së, njëkohësisht kryeministër më ka njoftuar me shkrim lidhur me datën e preferuar të LVV-së”, kishte deklaruar të enjtën Osmani.

Më 31 korrik, presidentja Vjosa Osmani mblodhi në një takim partitë parlamentare për të diskutuar datën e zgjedhjeve parlamentare.

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, si datë për zgjedhjet e kanë propozuar 26 janarin./ Kosova Press
 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar