Vetëvendosja viktimizohet dhe për Maratonën e Tiranës, gazetari nga Kosova nxjerr blof Mimoza Kusarin: A je në tokë të bukës oj zonjë

Vetëvendosja viktimizohet dhe për Maratonën e Tiranës, gazetari nga Kosova nxjerr blof Mimoza Kusarin: A je në tokë të bukës oj zonjë

Mehmetaj dhe Kusari

Suksesi i Maratonës së Tiranës, e cila u bë një ftesë jo vetëm për bashkimin e qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës por dhe një kartolinë ndërkombëtare, duket se nuk ka përmbushur gëzimin e të gjithëve. Përballë suksesit jo vetëm në aspektin sportiv të Kombëtares sonë, por edhe të qytetit të Tiranës në shumë fusha të tjera, drejtuesit e Vetëvendosjes kanë zgjedhur edhe në këtë rast të luajnë rolin e viktimës për shkak të kësaj ngjarjeje.

Në përpjekjen për të zvogëluar rëndësinë e Maratonës së Tiranës, e cila është një garë e certifikuar ndërkombëtare, Mimoza Kusari-Lila pretendon se garuesve nga Kosova nuk u është njohur përkatësia shtetërore. Megjithatë, kjo tentativë për të bërë propagandë politike është kthyer kundër saj, pasi gazetarët në Kosovë e kanë cilësuar këtë akuzë si shpifje.

Gazetari Lirim Mehmetaj i përgjigjet Kusarit në Facebook, duke e informuar atë se lista e publikuar është e një portal grek dhe jo lista zyrtare e Maratonës së Tiranës. Për të theksuar këtë fakt, Mehmetaj ka publikuar linkun zyrtar të Maratonës së Tiranës ku gjithçka është në rregull, përfshirë edhe emrat e garuesve nga Kosova.

"A je në tokë të bukës oj zonjë? Kjo listë që e ke shpërnda ti është e një portal grek, nuk është lista zyrtare e Maratonës së Tiranës. A nuk po e sheh që në fund e ka “.gr”, që të tregon se është domain grek. Lista Zyrtare e Maratonës është krejt tjetër dhe aty janë vetëm emrat e atletëve dhe koha e arritur. 30 sekonda kërkim në internet dhe e gjen. Mo more kështu se ke pozitë të larte shtetërore.Qe lista e Maratonës: https://tiranamarathon.com/…/Tirana-Marathon-2022…“, shkruan Mehmetaj.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic