PRISHTINE- Hapat e bllokut për të liruar rrugë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, janë pritur mirë edhe nga qytetarët e Komunës së Deçanit, me të cilët Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar diskutime në kuadër të organizimit "Zgjidhja sipas qytetarëve".
KosovaPress njofton se para qytetarëve të Deçanit, folën deputetët Visar Ymeri dhe Rexhep Selimi, si dhe koordinatori Arben Gecaj.
Visar Ymeri, përderisa ka bashkëbiseduar me qytetarët e Deçanit për situatën aktuale politike dhe procesin e ndërtimit të institucioneve të vendit, ka thënë se PDK-ja objektivisht e ka kuptuar se nuk mund t'i formojë institucionet qeverisëse.
Pas gjithë kësaj situate, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, citohet t'u ketë thënë Deçanasve se pret që javën e ardhshme të ketë seancë.
"PDK që prej fillimit e ka përdorur postin e kryeparlamentarit që ta bllokojë formimin e institucioneve për shkak se ka dashur marrëveshje për qeveri. Ne presim që javën e ardhshme të ketë seancë, që Flora Brovina ta thërrasë seancën dhe prej aty të hapet rrugë për formimin e institucioneve nga koalicioni që i ka 63 deputetë", ka thënë ai.
Ndërkaq, Rexhep Selimi në fjalën e tij tha se kjo situatë më parë sesa "ngërç" është bashkëpunim i subjekteve politike.
"Ngërç ka kur s'ka shumicë parlamentare, por në rastin tonë janë 63 deputetë që janë marrë vesh për ndërtimin e institucioneve", ka thënë Selimi.
Sipas tij, Lëvizja ka luajtur rol të madh në ndalimin e drejtimit të vendit nga PDK-ja.
"Ne kemi insistuar edhe më takimet me subjektet e tjera që kursi i shtetit të ndryshojë, pra është diskutuar domosdoja për t'i hapur rrugë zhvillimit ekonomik. Pa pretenduar se kjo bëhet me një shkop magjik, duhet përqendruar në hapin e parë që është shkëputjen e lidhjeve të degës më aktive të PDK-së, SHIK-ut", ka thënë ai.
Sipas një njoftimi të Lëvizjes Vetëvendosje që ka ardhë për këtë tubim, thuhet se shumë prej qytetarëve janë pajtuar se shteti i kapur është përdorur nga PDK-ja për qëllime elektorale dhe i ka përdorur të gjitha mekanizmat shtetërore për t'i vënë në funksion të interesave të veta./ATSH/
/Shqiptarja.com