OSHEE mohon deklaratat e Lulzim Bashës se 31-vjeçari në Kamëz u vetëvra nga presioni se nuk kishte mundësi që të paguante energjinë elektrike.
OSHEE deklaron se 31-vjeçari Klajdi Muça kishte një kontratë me institucionin dhe nuk kishte asnjë faturë me vlerë 80 mijë lekë të reja, sikur thotë Basha në deklaratën e tij.
"Muça ishte një ndër 450 mijë abonentët që kanë lidhur aktmarrëveshje (AKM) me OSHEE për pagesën e detyrimeve të prapambetura me këste.
Ai ka lidhur AKM me OSHEE më 22 dhjetor 2016, pasi ishte debitor. Ka shlyer një këst, bashkë me faturën e muajit përkatës me vlerë 340 lekë, dhe sipas grafikut, kishte ende kohë të paguante këstin e radhës, prej 2800 lek në zbatim të marrëveshjes lehtësuese.
Abonentit nuk i është prerë energjia elektrike dhe në asnjë rast nuk ka qenë nën presionin e OSHEE-së' thuhet në njoftim.
Përsa i përket vlerës së cituar nga Basha 80 mijë lekë të reja, OSHEE thotë se "Nuk është aspak e vërtetë, por bëhet fjalë për konsumin e muajit janar, e cila nuk ka dalë ende si faturë, pasi paguhet në shkurt, dhe vlera e saj është 9 mijë lekë të reja. Edhe në këtë rast, abonenti kishte kohë në dispozicion për ta paguar'.
Deklarata e plotë e OSHEE
Në lidhje me deklaratën e kreut të PD-së, i cili i referohet shkrimit të gazetës “Panorama”, sipas të cilës “31-vjeçari vrau veten se nuk paguante dot 80 mijë lekë të reja”, sqarojmë se:
Së pari gjejmë rastin t’i shprehim ngushëllime familjes së shtetasit Klajdi Muça për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Për hir të transparencës ndaj opinionit publik dhe për të hedhur poshtë spekulimet fillimisht mediatike e më pas edhe politike, sqarojmë se abonenti Klajdi Muça kishte një kontratë me OSHEE-në, dhe nuk kishte asnjë faturë me vlerë 80 mijë lekë të reja!! (kjo duket qartë nga sistemi i pagesave, bashkëlidhur njoftimit)
• Muça ishte një ndër 450 mijë abonentët që kanë lidhur aktmarrëveshje (AKM) me OSHEE për pagesën e detyrimeve të prapambetura me këste.
• Ai ka lidhur AKM me OSHEE më 22 dhjetor 2016, pasi ishte debitor. Ka shlyer një këst, bashkë me faturën e muajit përkatës me vlerë 340 lekë, dhe sipas grafikut, kishte ende kohë të paguante këstin e radhës, prej 2800 lek në zbatim të marrëveshjes lehtësuese.
• Abonentit nuk i është prerë energjia elektrike dhe në asnjë rast nuk ka qenë nën presionin e OSHEE-së.
• Muça është pritur nga specialistët teknik përkatës, dhe në asnjë rast nuk ka patur debate.
• Vlera e cituar në gazetë (80 mijë lekë të reja), nuk është aspak e vërtetë, por bëhet fjalë për konsumin e muajit janar, e cila nuk ka dalë ende si faturë, pasi paguhet në shkurt, dhe vlera e saj është 9 mijë lekë të reja. Edhe në këtë rast, abonenti kishte kohë në dispozicion për ta paguar.
• OSHEE kërkon të sqarojë, jo vetëm gazetën, opozitën, por edhe opinionin publik, se nuk është vlera 9 mijë lekë shkaku që shtyu të riun drejt vetëvrasjes, por problemet e tjera, për të cilat i takon organeve të hetimit të japin sqarime, bazuar mbi dëshminë e familjarëve!!
• OSHEE ndjen keqardhje për ngjarjen, dhe kjo fatkeqësi nuk duhet të përdoret politikisht nga opozita, apo të keqpërdoret nga media!!

Tabela e sistemit të pagesave të abonentit sipas OSHEE
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com