Policia ka dhënë informacionin zyrtar për ngjarjen e rëndë e ndodhur në Vlorë mesditën e sotme.
"Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen "Pavarësia 2", shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Lajmi kryesor:
Tronditëse/ Hidhet nga pallati një grua 34 vjeçe bashkë me fëmijën e saj 1 vjeç në Vlorë! Foshnja vdes në vend, nëna nuk ia del rrugës për spital (VIDEO)
