TIRANE- Ushtaraku i vetëvrarë në zyrën e tij në Ministrinë e Mbrojtjes gjashtë ditë më parë, 49-vjeçari Gëzim Taraj duket se ka punuar deri në muajin shtator si Përgjegjës Sektori në zyrën e ndërlidhjes. Por burime ushtarake të mirëinformuara janë shprehur se ky sektor përveç detyrës klasike për mundësimin e komunikimeve brenda radhëve dhe strukturave ushtarake dhe civilo-ushtarake ka qenë i angazhuar dhe i përfshirë teknikisht edhe në marrëdhënie me ekipin e përgjimeve që realizohen nga Shërbimi informativ Ushtarak dhe që monitorohen dhe kontrollohen nga Ministria e Mbrojtjes prej zyrave të posaçme të kësaj të fundit.
Të njëjtat burime kanë saktësuar se është ende për t'u parë se deri në ç'masë ka qenë i angazhuar dhe në marrëdhënie me lëmin e përgjimeve vetë ushtaraku Taraj por ata shtuan se si përgjegjës sektori deri në muajin shtator, ai mund të ketë patur dijeni në lidhje me natyrën e aktivitetit në fushën e kundërzbulimit ushtarak, të cilat përfshijnë dhe aktivitetin e përgjimeve.
PROCEDURA
Prej gjashtë ditësh Ministria e Mbrojtjes ka heshtur zyrtarisht në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në mjediset e saj dhe në përshkrimin e aktivitetit të viktimës Taraj është mjaftuar vetëm me një përshkrim të thjeshtë të punës së tij si "kapter, punonjës i ndërlidhjes" . Autoritetet e kësaj ministrie kanë thënë një ditë pas ngjarjes se dyshohej për një vetëvrasje nga ana e 49-vjeçarit Taraj. Megjithatë hetimi për këtë çështje ende nuk është finalizuar dhe është duke u kryer nga strukturat e policisë ushtarake. Vetëm pak javë më parë përgjimet që kryente Ministria e Mbrojtjes kanë qenë objekt i një nisme për hetim parlamentar nga ana e opozitës pasi është dyshuar se i gjithë ky aktivitet mund të jetë kryer në disa raste në kundërshtim të ligjeve.
VETEVRASJA
Më datën 28 Qershor 2012 ndërsa në Tiranë ishte duke u zhvilluar parada modeste ushtarake me rastin e festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë. Shumë pak njerëz ishin në dijeni të dramës që po konsumohej ndërkohë në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes. Agim Taraj një ushtarak 49-vjeçar ishte gjetur nga disa kolegë të katit të tij i shtrirë në tokë me një plagë arme zjarri në tëmth. Kolegët kanë hyrë menjëherë në zyrën e Tarajt pasi kanë dëgjuar krismën. Ajo ç'ka i shton misterin kësaj ngjarje është fakti që Taraj ka kryer vetëvrasjen me armën e kolegut të tij. Nën zë burime nga Ministria e Mbrojtjes thonë se ai e kishte siguruar armën e kolegut pasi i kishte shpërthyer kasafortën personale.
Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com