Nga të dhënat e para të policisë mësohet se Islam Duçkollari u vetëvra në orët e paraditës së sotme në kryeqytet ndërsa 3 vjet më parë, në gusht të vitit 2009 mbeti i vrarë djali i tij. Sajmir Duçkollari u vra bashkë me 3 oficerë të policisë gjatë operacionit të forcave speciale për prangosjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajti.
(Foto, në rreth të kuq babai i Sajmir Duçkollarit. U vetëvra sot)
Policia e Tiranës, tha se viktima u gjet në banesen e tij dhe kishte qëlluar veten me armë zjarri. Ende mbeten të paqarta arsyet që e kanë shtyrë atë, drejt aktit ekstrem të vetëvrasjes, ndërsa policia ka nisur hetimet me të mbërritur në vendin e ngjarjes.
Për vrasjen e katër efektivëve të njësisë speciale: Saimir Duckollari, Kastriot Feska, Fatos Xhani e Altin Dizdari, ndodhet në gjykim Dritan Dajti.
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)