DURRËS - Vetëvritet me armë një 40-vjeçar në Durrës, i cili kishte lënë dhe një letër ku sqaronte se pse e kishte ndërmarrë këtë akt. Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur se, Shkëlqim Mullai 40-vjeçar, i ka dhënë fund jetës në makinën e tij.

Mullai banonte në Xhafëzotaj Fermë dhe trupi i pajetë i tij është gjetur rreth orës 10.00 në sektorin Rinia. Në vendin e ngjarjes, ka mbërritur Policia e Durrësit që ka nisur hetimet në lidhje me vetëvrasjen që e ka bërë me një pistoletë model 54.

Policia ka gjetur letrën por nuk ka bërë të ditur përmbajtjen e saj apo shkaqet se pse 40-vjeçari i ka dhënë fund jetës.  
 
Redaksia online
(ak/sg/shqiptarja.com)