Tirane- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla shigjetoi sërish kryeopozitarët Lulzim Basha e Monika Kryemadhi për nismën e propozuar prej tyre, që vettingut t’i nënshtrohen edhe politikanët. Sipas Ballës, nisma e opozitës kërkon që politika shqiptare të bëjë vetingun e vetëvetes, por kjo gjë nuk mund të ndodhë, pasi reforma në drejtësi e votuar dy vite më parë në Kuvend ia njeh këtë të drejtë SPAK-ut dhe BKH-së.
Balla tha se e dinte shumë mirë frikën e tyre, por se roli ndërkombëtarëve edhe në këtë proces është i pashmangshëm.
“Nisma jote do të thotë që politika të vetojë vetveten, ndërsa sipas SPAK vetingun nuk e bëjnë dot ca kukulla të politikës por ndërkombëtarët. Juve s’ka nevojë t’ju kesh përballë për të kuptuar hallin tuaj. E di hallin që keni, nuk duam tha njëri prej jush që vetingun ta bëjnë ndërkombëtarët, se na janë bërë si guvernatorë tha një tjetër. Jo, as ekspertët e SHBA dhe as ambasadori i BE nuk janë guvernatorë, por miq shumë të mirë të Shqipërisë. Ne me atë që kemi votuar ju kemi dhënë atyre të drejtën edhe për të na hetuar”
Taulant Balla
Balla thotë se si Basha ashtu edhe Berisha nuk mund ta kalojnë kurrë vetingun.
“Vetëm SPAK dhe BKH mund të vetojnë politikanët Lulëzim. Për mua ti në veting, nuk kalon kurrë me sa ke mbi supe, ti dhe Saliu. S-mund ta bëj unë vetingun tim, tëndin, të Metës e Ramës, mund ta bëjë vetëm SPAK E BKH”
Taulant Balla
Në nisje të fjalës së tij, Balla i ktheu përgjigje akuzave të që Lulzim Basha bëri nga Durrësi, për mos publikimin e propozimit të opozitës për vetingun në politikë, në faqen zyrtare të Kuvendit. Balla e quan Bashën jurist mediokër dhe thotë se tij duhet t’i vërtetohet edhe diploma, pasi nisma e tij është publikuar tashmë
“Më lejoni ti kthej ca përgjigje një juristi mediokër, ka ardhur koha që të tregojë nëse e ka diplomën e juristit. Jurist dole sot në hotelin e radhës dhe akuzove Kuvendin se nuk po publikojmë propozimin mediokër në faqen e Kuvendit. Akuzove kryetarin se nuk është publikuar propozimi yt o jurist. Ka një nen 77 ai për shqyrtimin e nismave ligjore e ke depozituar ditën e premte nismën. Ka dëgjuar njeri të ketë pasur seancë tjetër e t;i mohohet e drejta e propozimit? O jurist, o Lulëzim nisma merret nga jo me pak se 1/5 e deputetëve. Prej sot pas orës 10 e 30 minuta menjëherë ky material është i aksesueshëm për qytetarët. O jurist, o Lulëzim ndërprit ekspeditat turistike nëpër hotelet e Shqipërisë. Me sa kuptoj javën tjetër do shkosh në Vlorë, shijoje dhe t;i Vlorën se është më e mirë se Amsterdami sa i përket aspektit turistik”
Taulant Balla
Taulang Balla për këtë rast ka plotësisht të drejt vetingun e kriminelve ta bëjn të huajt asnjëanës pse ka frik krimineli hajdut lul shal ngjitmi pse ka frik mona buçja. Po skeeni shanc o fundërrina po ju vjen ora.
Përgjigju