Vetingu nis më 6 shtator/ Në sitë pasuria e Prokurorit të Apelit në Durrës, Bujar Hoti. Kush janë të shkarkuarit

Vetingu nis më 6 shtator/ Në sitë pasuria e Prokurorit të Apelit në Durrës, Bujar Hoti. Kush janë të shkarkuarit

Foto ilustruese

Pas shkëputjes së verës, pritet që të rinisë sërish procesi i vettingut. Komisioni i Pavarur i Kulifikimit do të mblidhet më 6 shtator për të kaluar në sitë pasurinë e gjyqtarëve apo prokurorëve të tjerë. Në njoftimin e shpërndarë pak më parë nga KPK-ja thuhet se seanca e parë për këtë sezon do të nisë me prokuroron e Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, Bujar Hotin.

Trupi gjykues i përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici do të vlerësojnë jo vetëm të shkuarën e tij, pasurinë por edhe aftësitë profesionale.

LISTA E TE SHKARKUARVE NGA VETTINGU
1. Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese-Shkak mosjustifikimi i pasurisë. (Pjesë e trupës gjykuese që dha vendimin për të mos ekstraduar Almir Rrapon në SHBA)

Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

Nga marsi i këtij viti deri në 20 korrik Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra 13 prokurorë dhe gjyqtarë.

LISTA E TE SHKARKUARVE NGA VETTINGU
Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese-Shkak mosjustifikimi i pasurisë. (Pjesë e trupës gjykuese që dha vendimin për të mos ekstraduar Almir Rrapon në SHBA)

Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë. (Ka pushuar hetimet për pasurinë për një person të arrestuar nga policia greke me kanabis dhe një pistoletë. Nuk hetoi prokurorin me inicialet A. K., i përfshirë)

Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkak mosjustifikimi i pasurisë dhe korrupsioni. (Pjesë e hetimit për dosjen 21 janari dhe të Mark Frrokut për çështjen e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë)

Gani Dizdari, gjyqtar ne Gjykatën Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë, si dhe kontakte me të inkriminuar

Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë, shkak lidhjeve me krimin, fshehja e dënimit për vjedhje, fshehje dhe mosjustifikim pasurie. (Ka gjykuar dosjen për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën e Lartë. Ka dhënë vendime për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Gent Strazimirin).

Artan Zeneli, gjyqtar pranë Gjykatës së lartë, shkak mosjustifikimi i pasurisë dhe mosdeklarimi i heqjes së vizës nga ambasada e SHBA.

Toma Ndreca, gjyqtar i Gykates se Larte, shkak mosjustifikimi i pasurise, si dhe kontakte me të inkriminuar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 31/08/2018 19:03

    Derisa Shqiperia eshte ne kete situat, fo te thote qe e gjith prokuroria e gjygjesori duke perfshir dhe politiken duhet te zhduket nga faqja e dheut.

    Përgjigju
  • populli: 31/08/2018 17:15

    po nuk hoqet Zaganjorin skeni bere asgje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari