Vettingu, Vitore Tusha kalon testin e pasurisë, në 'provim' për aftësinë, nesër vendimi

Ndryshe nga gjyqtari Fatos Lulo, i cili ra në 'rrjetën' e Vettingut, pasi nuk justifikonte pasurinë, gjyqtarja Vitore Tusha ka rezultuar e pastër në pasurinë e saj.

Gjyqtarja e Kushtetuese kaloi sot në procesin e Vettingut, ku në seancën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Tusha ka kaluar provën e parë atë për burimin e pasurisë së saj, ndërsa është pyetur sa i takon pikëpamjeve profesionale për vendimet e marra në disa dosje gjyqësore që ka kaluar në dorë.

Relatorët kanë provokuar gjyqtaren duke i bërë pyetje juridike mbi aftësinë profesionale dhe mbi praktikën e mosdiskriminimit në praktikën evropiane.

“Kam bërë shpjegimet e mia, nuk kam parashtrime të reja”, ka thënë gjyqtarja, duke iu përgjigjur shkurt pyetjes për diskriminimin se "është sanksionuar në Kushtetutë dhe në Konventën Evropian". Këtu ka ndërhyrë edhe përfaqësuesi i ONM, duke i bërë gjyqtares pyetje juridike mbi të drejtat ndërkombëtare për barazinë para ligjit.

“Liria nuk është një e drejtë absolute. Ajo kufizohet kur ka dyshime të arsyeshme për kryerjen e veprave penale”, i është përgjigjur Tusha pyetjes së ONM.


Gjyqtarja e Kushtetueses Vitore Tusha në seancën e KPK për procesin e Vettingut)

Trupa gjykuese kryesohet nga Alma Faska, ndërsa gjyqtarja Tusha mbrohet nga avokati Arben Llanaj. Relatorja Valbona Sanxhaktari ka deklaruar se ILDKP raportoi se pasuria e gjyqtares justifikohej me burime të ligjshme. Në këtë mënyrë, gjyqtarja Vitore Tusha ka rezultuar e pastër në pasuri nga verifikimet e KPK, por është pyetur nga relatorët lidhur me aftësinë e saj profesionale. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb