Nis fshesa në drejtësi, Vetingu ‘djeg’ gjyqtarin e parë, u emërua nga Berisha

TIRANE- Kosa e Vetingut ‘pret kokën’ e parë në drejtësinë shqiptare. Reforma në drejtësi, investimi dhe angazhimi i më i madh i Perëndimit në Shqipëri, ka dhënë dje efektin e parë konkret. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi i nivelit të parë i Vetingut, ka vendosur dje të shkaktojë nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, me arsyetimin se nuk justifikon pasurinë me burime të ligjshme të ardhurash. Lulo është gjyqtari i parë në radhët e rreth 800 njerëzve të drejtësisë, i cili bie në rrjetën e Vetingut, ndërsa për t’i shpëtuar Vetingut, janë larguar vetë nga sistemi 17 gjyqtarë dhe prokurorë.

Fatos Lulo hyri në sistemin e drejtësisë në vitin 2005, duke u bërë anëtar i Gjykatës së Lartë. Ai ka kryesuar në vitin 2012, trupin gjykues në Gjykatën e Lartë, që rrëzojnë kërkesën e familjarëve të viktimave të Gërdecit për të ndjekur penalisht ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun, për rolin e tij në tragjedinë e Gërdecit, ku u hodhën në erë 27 gra, fëmijë, pleq dhe burra, u plagosën mbi 300 të tjerë dhe u rrafshua një fshat i tërë. Po ashtu, Fatos Lulo, ku ka qenë pjesë e Gjykatës së Lartë, ka votuar kundër padisë së Edi Ramës për dënimin e Sali Berishës për shpifje, në 01.07.2011. Pas para zgjedhjeve të 2013, Sali Berisha dhe Bujar Nishani e emëruan Fatos Lulon në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, dy ditë pas seancës dëgjimore me subjektin, njoftoi dje se anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk e kalon procesin e Vetingut, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë me dokumentacion ligjor dhe të ardhura të ligjshme. “E konsiderojmë të përfunduar seancën dëgjimore për subjektin, Fatos Lulo, dhe shpall vendimin: Në përfundim të procesit të rivlerësimit trupa gjykuese vendosi shkarkimin nga detyra të Fatos Lulo, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i arsyetuar me shkrimi njoftohet Lulos, Komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Vendimi publikohet në faqen zyrtare të KPK. Ky vendim apelohet nga Lulo 15 ditë nga data e njoftimit, ankimohet pranë KPK”, tha kryetarja e trupës gjykuese Genta Tafa Bungo. Vendimin Lulo e mësoi teksa ishte në zyrë në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa 30 minuta më pas u largua me makinën e tij. Tashmë Lulo është i pezulluar dhe nuk mund të ushtrojë detyrën, ndërsa pritet vendimi i Kolegjit të Apelimit.

Mosjustifikimi i pasurisë
Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është marrë bazuar në një raport të ILDKPKI, mbi pasurinë e gjyqtarit Fatos Lulo. Sipas raportit, Fatos Lulo nuk justifikon 480 mijë dollarë dhe një shtëpi në Kanada. Lulo ka deklaruar 200 mijë USD dhe një ambient, zyrë, me sipërfaqe 172 m2 në Tiranë, dhuratë nga motra. Po ashtu, Lulo ka deklaruar apartament 109 m2, 93 milionë lekë, apartament 150 m2, 140 milionë lekë, zyrë me sipërfaqe 74 m2, me vlerë 138 milionë lekë të vjetra, makinë 15 milionë lekë, pikturë me vlerë 5 milionë lekë, depozitë jashtë vendit 400 mijë dollarë kanadez ose 306 mijë dollarë amerikanë etj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:03
Gjyqtari Lulo e mësoi vendimin e shkarkimit në zyrë/ Karriera nga avokat në Kushtetuese

Sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e gjyqtarit Fatos Lulo pasi nuk justifikon 480 mijë dollarë dhe një shtëpi në Kanada. Vendimin Lulo e mësoi teksa ishte në zyrë në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa 30 minuta më pas u largua me makinën e tij. Tashmë Lulo është i pezulluar dhe nuk mund të ushtrojë detyrën, ndërsa pritet vendimi i Kolegjit të Apelimit.

Por kush është gjyqtari i shkarkuar Fatos Lulo?
Fatos Lulo ka lindur më 02.09.1961, në Tiranë. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1988. Nga viti 1989 deri në fund të vitit 1992 ka punuar pranë Këshillit të Ministrave, në Komitetin e Punës dhe Përkrahjes Sociale, më pas Ministria e Punës, Emigracionit dhe Çështjeve Sociale.

Në periudhën 1994-2004 ka ushtruar profesionin e avokatit. Në vitin 2004 u zgjodh nga Parlamenti i Shqipërisë si anëtar i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit (KKRT). Në vitet 2005-2013 ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë. Në muajin maj të vitit 2013 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ora 11:46
Shkarkimi i Fatos Lulos nga Vettingu, bllokohet Gjykata Kushtetuese

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Kushtetueses, Fatos Lulo ka futur në kaos gjykatën, e cila është e bllokuar dhe nuk mund të marrë asnjë vendim. Kushtetuesja përbëhet nga 9 anëtarë dhe tashmë ka mbetur me 5 anëtarë (por njërit i ka përfunduar mandati dhe me mandat janë vetëm 4) duke mos pasur mundësi për të marrë asnjë vendim, pasi për të marrë një vendim duhet të votohet nga pesë anëtarë pro. Kjo do të thotë se Gjykata Kushtetuese eshte paralizuar deri në ngritjen e organeve të reja të drejtësisë.

Ndërkaq, me vijimin e procesit të Vetingut një fat të tillë mund ta këtë edhe Gjykata e Lartë, anëtarët e së cilët kanë deklaruar pasuri marramendëse në vite të ndryshme kalendarike. Mundësia e boshatisjes së gjykatave dhe prokurorive nga gjyqtarët dhe prokurorët për shkak të procesit të Vetingut është paralajmëruar dy vjet më parë nga përfaqësuesit ndërkombëtar, por ende nuk është marrë asnjë masë për të parandaluar në kolaps të përgjithshëm.

Zëvendësimi
Ka një debat sa i takon mundësisë së plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur të hapë procedurën e zgjedhjes së dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Por, me futjen në fuqi të ligjeve të reformës në drejtësi, anëtarët e rinj të gjykatës duhet të kenë kaluar më parë Vetingun. Por, organet e Vetingut kanë përparësi të tjera dhe jo kandidatët që kanë aplikuar për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkaq, emrat e kandidatëve do të kalojnë nga KED, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Më pas, Kuvendi zgjedh gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese me jo më pak se tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij. Nëse Kuvendi nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë shpallet i emëruar.

Ora 11:19
Fshesa e Vettingut, avokati i Fatos Lulos: Do e apelojmë! Kush do të rrijë në sistem?

Vettingu kapi gjyqtarin e parë duke e nxjerrë nga sistemi. Ai është Fatos Lulo, gjyqtari i Gjykatës së Kushtetueses, i cili u pezullua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nuk justifikon 480 mijë dollarë dhe një shtëpi në Kanada. Avokati i tij, Ardian Visha u shpreh se do të apelojë vendimin te Kolegji i Apelimit, pasi e cilësoi si të padrejtë dhe të pambështetur në ligj.

“Do të apelojmë vendimin. Ne e konsiderojmë të paqenë fabulën mbi të cilën u dha vendimi i sotëm, është i padrejtë dhe i pa mbështetur. Por ky ishte verdikti dhe do të apelohet. Për standardin që vendos, është një stekë shumë e ulët, zor që do të kalojë njeri. Problemi është se kush do të rrijë në sistem. Por a do të shkojë Lulo në zyrë pas vendimit? Ai u pezullua deri në një vendimmarrje të Kolegjit të Apelimit” tha avokati.

E ndërsa deri tani ka pasur gjyqtarë dhe prokurorë që janë larguar vetë nga sistemi, Lulo është i pari që u shkarkua  nga Vettingu, ndërsa fatin e tij pritet që ta kenë edhe shumë të tjerë që kanë deklaruar pasuri marramendëse. Kujtojmë që Lulo, që u shkarkua nuk pranoi që të përballej me Komisionin, duke u përfaqësuar me avokatin.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 24/03/2018 18:15

    Po Berishen kur do ta djegin, apo sa te gjejne bidonin e benzines?

    Përgjigju
  • Beni: 24/03/2018 14:54

    Te sekuestrohen pasurite e pajustifikuara me te ardhurat sic e ka ligji dhe ne burg per korrupsion. Duhet te provojne qe i kane nga burime te ligjshme, perndryshe jane nga korrupsioni dhe sekuestrohen e shkon ne burg per to.Me pasurite e paluajtshme dhe llogarite miliardere ne bankat jashte te Berisheve, Metes,Rames,Bashes, politikaneve te tjere, gjyqtareve e prokuroreve, shlyhet me shume se gjysma e borxhit publik qe ka krijuar korrupsioni i ketyre monstrave

    Përgjigju
  • bledi: 24/03/2018 14:42

    me ca ja preu koken?

    Përgjigju
  • Populli: 24/03/2018 10:03

    Burrin maksimal per ket kriminel prandaj kemi perfunduar keshtu ne nga kto kriminel

    Përgjigju
  • memento mori: 24/03/2018 07:12

    si ky vampir ka ende gjakpirsa te tjere me shumice

    Përgjigju
  • Erik: 23/03/2018 16:05

    Suksese ne jete, dashte qe t'i konfiskojne ato pasuri do ishte perfekt.

    Përgjigju
  • Ilo: 23/03/2018 15:37

    Shiko logjiken e avokatit "kush do rrije ne sistem" medemek pavarsisht se nuk justifikon pasurine duhet ta mbajme ne sistem se nuk paska po jo mo zoteri ka plot juriste te rinj gjyqtare dhe prokurore qe mund te zene vendin e "baballareve te drejtsise" te korruptuar

    Përgjigju
  • gjeo-analisti-zvicer.ff: 23/03/2018 14:08

    Rilindja Rama i pjelli ket dretesi.

    Përgjigju
  • Blenard: 23/03/2018 11:44

    A do i meren leket? A do futet ne burg?? Apo thjesh do e len te shijoij parat se ai nuk ka ato per ate ajo shifer esht 5%si do veprohet me keta bandit

    Përgjigju
  • Shqiptari: 23/03/2018 11:21

    Bravo, e pabesueshme por na rritet shpresen. Tani te shohim 100-ra gjyqtare e prokurore me dhurata me shume se kishat e xhamite

    Përgjigju
  • Fredi: 23/03/2018 11:20

    Nese nuk ju sekuestrohet pasuria e pajustifikuar atehere ky eshte Show! Cfare ndryshimi ka nje gjyqtar i koruptuar nga nje trafikant droge? Po nga nje vrases? Shqiperia eshte ne kete gjendje skandaloze pikerisht per faj te ketyre njerezve qe zoti i dhente dhimbje tek femijet e tyre, tek niperit dhe mbesat. Sekuestro dhe arrest per keta kellira.

    Përgjigju
  • Labi: 23/03/2018 11:17

    Ky gjyqtar deklarimet e pasuurise i ka bere prej vitesh dhe i jane mbuluar nga ILDKPI. A do te pergjigjet penalisht Shkelqim Ganaj per mbulimin prej vitesh te parave te pista? Pse nuk reagon askush per keqberesin Shkelqim Ganaj? A do te kete nisje te ndonje procesi penal per kete sharlatan? A eshte ndritur ndonjehere pyetja pse Shkelqim Ganaj ka ikur nga Prokuroria?

    Përgjigju
  • Tori: 23/03/2018 11:16

    Super i korruptuar. Na ngjall shpres komisjoni i vetingut.

    Përgjigju
  • Tomo: 23/03/2018 11:16

    Vetem shrkim ky duhet cuar ne burg

    Përgjigju
  • Rejan: 23/03/2018 10:22

    edhe djali im qe eshte 2 vjece nuk i ha keto genjeshtra me keta te koruptuar,,,sidomos ky,,,lulo lolo,,,me i degjeneruari,,,sa e ka rogen mujore ky??? ca eshte kjo dhurate 100 mij euro??? ndonje padrejtsi ke bere qe ti ka dhuru keto 100 mij,,,zoti te ndeshkofte tek femijet tek niprit tek ata qe ti do me shum zemra,,,

    Përgjigju
    • Xhemal: 18/05/2018 15:00

      Shpejtesi ne punen e vetingut tregon se vetingu sabotohet ,per te kaluar ne kalandrat greke

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar